ETICA DELLE RELAZIONI INTIMA
Hamdi i takon Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin (anche le Sue qualità non sono come le qualità delle creature).
domanda: I kam lexuar të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me mishërat e dyshimta, mirëpo nuk kam gjetur përgjigje e cila pajtohet me realitetin në të cilin jetojmë ne në Gjermani[1]. Njerëzit këtu llogariten se janë Ehlul Kitab[2], mirëpo kafshët goditen[3] përpara se të theren. Poashtu këtu ka turq, musliman të cilët pretendojnë se mishin e kanë Halal. Shejh ibn Uthejmini (Che Allah abbia pietà di lui) thotë që nuk lejohet pyetja rreth mënyrës së therjes tek Ehlul Kitab-ët dhe muslimanët. Andaj a lejohet që ne të blejmë mish në shitoret e gjermanëve dhe në ato të turqëve? Apo medoemos që ta dijmë se mishi është Halal, ndërsa kjo gjë ka shumë vështirësi. Kam lexuar në “Parimet e Fikh-ut” të Shejh Es-Si’dijt (Che Allah abbia pietà di lui) se esenca në mishërat është ndalesa, atëherë si ka mundësi të bëjmë një bashkim mes këtij mendimi dhe mendimit të Shejh ibn Uthejminit?
si narra che il Messaggero di Allah: I Compagni e la sua famiglia e la nostra ultima preghiera è.
Primo:
Medoemos që ta vërtetojmë parimin e Fikhut rreth dispozitave të kafshëve që theren, parim i cili thotë se esenca në kafshët e therura është ndalesa.
Thotë Shejh AbdurRahman Es-Si’dij (Che Allah abbia pietà di lui): “Mishi, esenca në të është ndalesa, derisa të jetë e sigurtë se është Halal, andaj nëse në kafshën bashkohen dy shkaqe, njëri që e lejon, ndërsa tjetri që e bën të ndaluar (Anche haram è la volontà lasciata per la realizzazione di progetti dannosi), i jepet përparësi shkakut ndalues.”[4]
Këtë e kanë përmendur shumë dijetarë para Shejh Es-Si’dijt, siç është ibn Dekik el-I’id në “Ihkam el-Ahkam” (2/286) dhe ibn Tejmije në “Mexhmu’u el-Fetaua” (3/110).
Argument për këtë është Hadithi i A’dij ibn Hatim (radijAllahu anhu), Profeta (anche le Sue qualità non sono come le qualità delle creature) e mësoi se çfarë i lejohet dhe çfarë nuk i lejohet atij nga gjërat që i gjuan, l'uomo è confinato all'interno della struttura della Shari'ah e all'interno di queste strutture agisce apprendendo questioni relative alla religione (anche le Sue qualità non sono come le qualità delle creature): “Kur e dërgon qenin tënd dhe e përmend Allahun, pastaj qeni e zë gjahun dhe e mbyt, atëherë ha (prej këtij mishi). Nëse qeni han vetë, atëherë ti mos ha, ngase qeni ka zënë për veten e tij, nëse ka edhe qen tjerë, në lëshimin e së cilëve nuk është përmendur emri i Allahut, pastaj zënë diçka, atëherë mos ha, sepse ti nuk e din se cili (qen) e ka mbytur (kafshën). Nëse ti e gjuan kafshën dhe e gjen atë pas një apo dy ditë dhe në të nuk ka shenja të ndonjë gjuajtje tjetër, atëherë ha, mirëpo nëse bie në ujë, mos ha.”[5]
Thotë ibn Kajjimi në komentimin e këtij Hadithi: “Pasiqë esenca në mishin është ndalesa dhe kemi dyshim rreth asaj a ekziston shkaku lejues (i mishit) o no, atëherë mbetet mishi në esencën e vete, i ndaluar.”[6]
Mirëpo na ka ardhur (discussione) në Sheriat se nuk është kusht për tu ngritur gjendja e ndalesës së kafshës, që kjo të bëhet me el-jekiin[7], por mjafton të jetë me edh–dhan[8] ose me dhënien përparësi asaj që është më e mundshme (in questo caso, lejimit), duke gjykuar ndaj veprës, të cilën e ka bërë njeriu kompetent[9], në bazë të gjendjes së jashtme normale, pa me u dhënë rëndësi gjërave pak të mundshme, por nëse vërtetimi i therjes në mënyrë sheriatike bëhet me el-jekiin (siguri të plotë), atëherë kjo është ende më mirë.”
Thotë ibn Dekik el-I’id: “Hadithi (Hadithi i Thealebete el-Hushenij rreth gjuetisë) është rrjedhojë e të punuarit me galebetu edh-dhan[10], sepse mendimi i nxjerrur nga përqindja më e madhe e mundësisë është superior (dominant) ndaj mendimit të nxjerrur nga esenca e diçkaje.”[11]
Në këtë kontekst, nga Aishe (Che Allah abbia pietà dell'uomo che si sveglia di notte e prega) se disa i thanë të Dërguarit të Allahut (anche le Sue qualità non sono come le qualità delle creature): Me të vërtetë disa njerëz[12] na sjellin mish, nuk e dijmë a e kanë përmendur Emrin e Allahut (gjatë therjes) o no. Tha: “Ju përmendeni Emrin e Tij, pastaj hani.” Tha (Aisha): Ishin ishin njerëz që sa e kishin pranuar Islamin.
Thotë ibn Haxheri (Che Allah abbia pietà di lui): “Nga kjo përfitojmë se çdo gjë çka gjendet nëpër tregjet e muslimanëve, llogaritet si valide (fetarisht), poashtu edhe atë që e therin fshatarët e muslimanëve, ngase në përgjithësi ata e dijnë çështjen e përmendjes së Allahut (gjatë therjes) dhe ky është qëndrimi i ibn AbdulBerr-it, che dice: Në të (në Hadith) ka argument se atë që e ka prerë muslimani, hahet, duke e llogaritur se është përmendur Emri i Allahut, ngase për muslimanin nuk mendohet vetëmse mirë, in tutti i casi, derisa të vërtetohet e kundërta.”[13]
Nga kjo që thamë, bëhet e qartë se nuk ka kontradiktë në atë që e kanë thënë këta dy dijetarë, In shaa Allah, andaj kur Shejh es-Si’idij e vërteton se esenca në mishërat është ndalesa, nuk e ka për qëllim, ndalimin e çdo mishit për të cilin nuk jemi 100% të sigurtë se është i therur në mënyrë valide, por mjafton që vërtetimi i therjes legjitime të bëhet me galebetu edh-dhan.
Ndërsa qëllimi i ibn Uthejminit (Che Allah abbia pietà di lui) me thënien e tij: Se vepra e kryer nga ai që është kompetent; L'articolo in originale può essere trovato qui: Muslimani është kompetent që të ther në mënyrë legjitime, nëse ai ther, atëherë në përgjithësi kjo therje llogaritet si valide, andaj nuk ka nevojë që të pyetet për mënyrën e therjes dhe a e ka përmendur Allahun apo jo dhe kështu me radhë, ngase na mjafton gjendja e përgjithshme e tij, sepse dijetarët thonë se gjendja e përgjithshme e largon ndalesën parimore në forma të ndryshme.
E njëjta thuhet për pasuesit e Librit.
Thotë ibn Kajjimi: “Janë të pajtimit (dijetarët) se lejohet blerja e mishërave, pa bërë pyetje për shkakun e lejimit, duke u mjaftuar me thënien e atij që e ka therur (kafshën) dhe shitësit, madje edhe nëse therësi është jehudi apo i krishterë, apo gjynahqarë, na mjafton thënia e tij dhe nuk e pyesim për shkaqet që e bëjnë këtë mish të lejuar.”[14]
Është pyetur Shejh ibn Uthejmini: “Si është dispozita e mishit të ngrirë që na vjen neve nga jashtë, më konkretisht, mishi i pulës?"
Është përgjigjur: “Mishërat që na inportohen nga pasuesit e Librit, e ata janë hebrejtë dhe të krishterët, esenca në to është se janë të lejuara, ashtu siç është edhe mishi i cili na vjen nga vendet e muslimanëve, esenca në to është se janë të lejuara, edhepse nuk e dijmë mënyrën e therjes së tyre, a është përmendur Emri i Allahut, o no, ngase vepra e atyre që janë kompetent ta bëjnë këtë vepër, llogaritet si valide dhe e saktë në pëgjithësi, derisa të vërtetohet e kundërta. Argument për këtë parim është Hadithi i Aishes (Che Allah abbia pietà dell'uomo che si sveglia di notte e prega) të cilin e kanë shënuar Buhariu dhe Muslimi, thotë Aisheja: “Disa i thanë të Dërguarit të Allahut (anche le Sue qualità non sono come le qualità delle creature): Me të vërtetë disa njerëz[15] na sjellin mish, nuk e dijmë a e kanë përmendur Emrin e Allahut (gjatë therjes) apo jo”. Tha: “Ju përmendeni Emrin e Tij, pastaj hani.” Tha (Aisha): Ishin njerëz që sa e kishin pranuar Islamin.
Në këtë Hadith kemi argument se nëse vepra bëhet nga ata që janë kompetent për ta kryer të njejtën, se nuk duhet të pyesim për validitetin e së njejtës. Duke u bazuar në këtë parim; Mishërat e importuara nga pasuesit e Librit, janë Halal, nuk jemi të obliguar të pyesim për to dhe as të hulumtojmë. Mirëpo nëse na bëhet e qartë se këto mishëra nuk theren në mënyrë të duhur, atëherë nuk i hamë, ngase i Dërguari i Allahut (anche le Sue qualità non sono come le qualità delle creature) dire: “Asaj që i është derdhur (rrjedhur) gjaku dhe është përmendur Emri i Allahut për të, haje…”
Nuk është mirë që njeriu ta vështirëson fenë dhe të hulumtojë në gjërat që nuk i ka për obligim t’i hulumtojë, mirëpo në rast se i bëhet e qartë jovaliditeti dhe është i sigurtë në këtë, atëhere medoemos që të largohet.
Mirëpo nëse dyshon dhe ka dilemë, a është therur në mënyrë valide apo jo…
Ne kemi dy parime:
e soldi: Gjendja normale (e përgjithshme);
I dyti: Devotshmëria, andaj nëse e lë këtë mish nga devotshmëria, nuk ka dert, por edhe nëse e han, nuk ka dert.” [16]
secondo:
Nëse kemi argumente dhe shenja që aludojnë se therja nuk është bërë në mënyrë valide fetarisht, si p.sh. të jetë në një vend të krishterë ku ka shumë ateist, apo religjione tjera (veç krishterizmit dhe hebraizmit), ose që të jetë e përhapur se thertoret nuk i therin kafshët, por i mbytin me goditje, madje ndonjëherë ligjet e bëjnë këtë të obligueshme për thertoret, në këto raste dobësohet të gjykuarit me gjendjen e jashtme (normale/valide) dhe me atë se veprën e kryen dikush që është kompetent për ta bërë të njëjtën, ngase gjendja normale në këtë rast, nuk është më valide, sepse këtë e mohojnë shenjat që aludojnë në të kundërtën e saj, bile argumente që dëshmojnë për këtë. Sidomos kur disa prej këtyre vendeve nuk e lejojnë therjen e kafshëve fetarisht nëpër thertoret e tyre, madje ndoshta edhe muslimani i cili e bën këtë, fajësohet nga disa prej shoqatave për të drejtat e kafshëve.
Vëlla i nderuar, nëse e gjen se shenjat që aludojnë se therja fetare/valide nuk bëhet dhe anon më shumë kah supozimi se mishi i ndonjë shteti, thertoreje, apo mishtore të vogël, nuk pritet në mënyrë fetare, atëherë nuk të lejohet ty që ta blesh këtë mish, e as që ta konsumosh.
Mirëpo nëse nuk të është bërë ty e qartë dhe e ke vështirë që ta dish realitetin, nuk ka dert, in sha Allah, që të blesh dhe të hash prej këtij mishi.
Në vendimin e Asamblesë së Fikhut ndër tjerash thuhet:
“Lejohet për muslimanët që janë vizitorë të vendeve joislame, apo ata që qëndrojnë nëpër ato vende, që të hanë nga mishi i Pasuesve të Librit, prej mishit të lejuar fetarisht, pasiqë të sigurohet se mishi nuk është i përzier me diçka të ndaluar. Por nuk lejohet në rast se vërtetohet se kjo kafshë nuk është therur në mënyrë valide fetarisht.”
Së treti:
Aspekti ndalues dhe largimi nga ngrënia e mishërave të pasuesve të Librit bëhet ende më i fortë nëse kemi dyshim rreth mënyrës së therjes së kafshës dhe ata (që e therin) refuzojnë ta tregojnë realitetin e kësaj mënyre dhe nuk lejojnë që organizatat Islame ta mbikqyrin punën e thertoreve, atëherë në këtë rast forcohet dyshimi në punën e tyre, duke e ditur se çfarë tregohet për mënyrën e punës nëpër këto thertore.
Në Enciklopedinë e Fikhut thuhet:
“Thotë ibn Xhizzij: ‘Nëse një pasuses i Librit nuk është prezent gjatë therjes së kafshës, nëse e dijmë se ata i therin kafshët, konsumojmë prej këtij mishi, mirëpo nëse e dijmë se ata e lejojnë ngordhësirën, siç bëjnë të krishterët e Andalusit, apo dyshojmë rreth tij, nuk e hamë, duke e ditur se kanë munguar nga therja…’
Thotë ibn Shea’ban: ‘Nuk e pëlqej mishin e thatë të romakëve dhe djathin e tyre, ngase përmbajnë mullëza[17] të ngordhësirave.’
Thotë el-Karafi: ‘Mospëlqyeshmëria e tij llogaritet si ndalesë, ngasë është vërtetuar se romakët e hanin ngordhësirën, ata i mbytnin kafshët duke ua zënë frymën, apo duke i goditur derisa i mbysnin.”[18]
Poashtu thuhet në këtë Enciklopedi[19]: “Atij i cilit i përzihet mishi i therur sipas standardeve fetare me ngordhësirën, i ndalohen të dyjat, për shkak të prezencës së shkakut ndalues, i cili është dyshimi. Poashtu nëse muslimani e ndjek një kafshë për gjueti, pastaj e gjuan dhe ajo bie në uj dhe nuk është i sigurtë (për shkakun e vdekjes së saj), atëherë nuk han prej saj, për shkak të dyshimit në atë që e lejon. Poashtu nëse gjen një dele të therur në vend në të cilin jetojnë njerëz, kafshët e therura të së cilëve lejohen dhe të tjerë, kafshët e therura të së cilëve nuk lejohen, meqë ka dyshim rreth personit që e ka therur, atëherë kjo dele nuk lejohet, përpos nëse shumica e banorëve të vendit jane prëj atyre prej së cilëve lejohet të hahet kafsha e therur.”
Thotë Neveviu (Che Allah abbia pietà di lui): “Nëse e gjejmë një dele të therur dhe nuk e dijmë kush e ka therur, nëse është në vend në të cilin jetojnë banorë, kafshët e therura të së cilëve nuk lejohen, si zjarrputistët, atëherë ky mish nuk lejohet, pa marrë parasysh, a dominojnë ata si popullsi, apo janë të përzier me muslimanët, për shkak të dyshimit në therjen (valide) që e bën mishin të lejuar (për konsumim), ndërsa esenca është ndalesa, por në rast se nuk ka prej tyre (zjarrputistëve), atëherë lejohet (është halal)."[20]
Së katërti:
Dopo tutto questo, nëse Allahu ua mundëson/lehtëson juve që dikush prej muslimanëve t’i therë kafshët, padyshim se kjo është ajo që duhet ta bësh, të mundohesh që mishin ta blesh prej muslimanëve, duke u larguar prej mishërave të të tjerëve, ngase devotshmëria në çështjet e fesë është punë e lavdëruar, sidomos kur ka shumë dyshime, pasiqë i Dërguari i Allahut (anche le Sue qualità non sono come le qualità delle creature) dire: “Andaj kush ruhet nga gjërat e dyshimta e ka ruajtur fenë dhe nderin e vet. Ndërsa kush bie në to, ka rënë në haram.”[21]
Thotë Shejh Salih el-Feuzan:
“Ajo çka është e pëlqyeshme (bene) për muslimanin, është largimi nga këto mishëra, për shkak se janë të dyshimta, ndërsa i Dërguari i Allahut thotë: “Lëre atë që ke dyshim, për atë që nuk është e dyshimtë”, Uno che lo descrive come imperfetto nei dettagli: “Andaj kush ruhet nga gjërat e dyshimta e ka ruajtur fenë dhe nderin e vet. Ndërsa kush bie në to, ka rënë në haram.”
Muslimanët në këto vende, qofshin minoritetet që jetojnë atje, apo studentët, duhet që vetë të gjejnë zgjidhje për këtë problem, duke bashkëpunur në hapjen e thertoreve të veçanta për ta, apo që të bëjnë marrëveshje me thertoret ekzistuese, me qëllim që t’i therin kafshët në mënyrë fetare.”[22]
si narra che il Messaggero di Allah.
IslamQ&UN
ai poveri: Transmeton Enes ibn Malik
[1] Ngjashmëria e realitetit të rrethit në të cilin jeton pyetësi me realitetin tonë, në trojet tona, na bëri që ta përkthejmë këtë fetva, e cila e shtjellon këtë çëshje në mënyrë detale, sepse edhe në trojet tona kemi njerëz që janë pasues të Librit dhe kemi musliman që pretendojnë se mishin që e therin është i lejuar fetarisht. Sh.P.
[2] Pasues të Librit, të krishterë ose hebre
[3] Goditen me rymë elektrike ose me copë metali e cila hyn në kokën e kafshës dhe i’a humb vetëdijen ose e mbyt. Sh.P.
[4] El-Kauaid el-Fikhijeh fq.29
[5] Bukhari (5475) dhe Muslimu (1929)
[6] I’lam el-Muvekiin (1/340)
[7] El-Jekiin (اليقين): në etimologji d.t.th dituri dhe largim i dyshimit, ndërsa në terminologjinë e dijetarëve të Usul el-Fikhut: Besimi se diçka është në një formë të caktuar duke besuar se nuk mund të jetë përpos se ashtu, është në përputhshmëri me realitetin dhe nuk ka mundësi të mohohet. وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ يَفْعَلُ مَا يُرِيدُ.
[8] Edh-Dhan (الظن): në etimologji përdoret si sinonim i dyshimit, d.m.th pasiguria në zgjedhjen e një prej opcioneve të kundërta njëra me tjetrën duke mos anuar kah asnjëri opcion. Ndërsa në terminologjinë e Usul el-Fikhut e ka përkufizuar El-Amidij më këto fjalë: Edh-Dhan (الظن) është animi dhe dhënia përparësi njërit prej dy opcioneve të mundshëm jo në mënyrë të prerë. وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ يَفْعَلُ مَا يُرِيدُ.
[9] Muslimani është kompetent të therë në mënyrë legjitime fetarisht. Sh.P.
[10] Animi kah njëri prej opcioneve më të mundshme. وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ يَفْعَلُ مَا يُرِيدُ.
[11]Ihkam el-Ahkam (2/286)
[12] Në transmetimin e Malikut: “Disa njerëz nga shkretëtira (beduin)vengono nella composizione di due significati essenziali
[13] Fet’h el-Bari (9/786)
[14] I’lam el-Muekiin (2/181)
[15] Në transmetimin e Malikut: “Disa njerëz nga shkretëtira (beduin)vengono nella composizione di due significati essenziali
[16] Nurun ala ed-Derb (2/20)
[17] Tharm që nxirret duke e regjur në ujë mullën e tharë të qengjit, të kecit, a të viçit të vogël pirës dhe që shërben për të zënë djathë. وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ يَفْعَلُ مَا يُرِيدُ.
[18] Enciklopedia e Fikhut (26/199)
[19] (21/204)
[20] El-Mexhmu’u (9/91)
[21] Bukhari (52) si narra che il Messaggero di Allah (1599)
[22] El-Munteka min fetava el-Feuzan (4/226)