Здруженијата им помагаат на сиромашните

Уредете ја страницата, Уредете ја страницата

Уредете ја страницата. Уредете ја страницата, Уредете ја страницата, а пред се за љубовта, а пред се за љубовта, а пред се за љубовта. Fëmija e kupton shprehjen e mirësjelljes që nga foshnjëria. Nënat janë shembulli i parë dhe më i mirë gjatë fëmijërisë së vajzave, kurse baballarët janë shembull për djemtë.

Që nga çasti i lindjes, secila foshnje kërkon lidhjen me nënën. Ky është qëllimi i lëvizjeve të saj menjëherë pas lindjes. Shumë muaj me radhë nena luan rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën e saj (foshnjës), gati se plotësisht gjithçka varet nga ajo. Në këtë situatë zhvillohen fillet e aftësive për jetë në bashkësi. Nëna i ofron foshnjës lidhjet e para me një krijesë tjetër njerëzore, dhe interesin e parë në dikë tjetër. Ajo është ura e parë për jetë në bashkësi. Një foshnjë që nuk mund të krijojë lidhje me nënën e saj, apo ndonjë njeri tjetër, fundi i saj(i foshnjës) do të ishte i pashmangshëm.(1)
Dashuria, respekti, toleranca dhe mirëkuptimi i treguar nga nëna, babai dhe pjesëtarët e familjes, te fëmija ndikon në zhvillimin e ndjenjës së dhembshurisë dhe ndërgjegjes. Nëse fëmijët mbahen larg fenomeneve negative dhe të frikshme, nëse rriten duke parë shembuj pozitive, atëherë ato do të mbushen me ndjenjën e dashurisë dhe dhembshurisë.
Duhet të vëzhgohen me kujdes sjelljet e fëmijës ndaj kafshëve dhe ambientit përreth.(2)
Fëmijët që duken më nervozë dhe më të ashpër në fëmijëri, që rriten në një familje me probleme apo konflikte të shpeshta (sidomos mes prindërve), edhe gjatë jetës në të ardhmen ka më shumë mundësi të bëhen më agresivë apo edhe kriminelë. ДОДЕКА, ata fëmijë që rriten me sjellje të butë me dashuri, përkujdesje dhe në ambient familjar, të hareshëm e të dashur, kanë më shumë mundësi që në të ardhmen të bëhen më të dashur dhe më tolerantë.
Jo kot thuhet se fëmijët janë pasqyrë e familjes. Fëmijët ndikohen shumë nga rrethi ku rriten, nga familja, e kryesisht nga prindërit e tyre. За, këta faktorë ndikojnë më së shumti në formimin e fëmijës.

Dashuria e nënës mbron nga stresi

Hulumtimet më të reja tregojnë rezultate interesante në lidhje me atë se si fëmijëria e hershme mund të ndikojë në jetën e një të rrituri. Përvoja gjatë foshnjërisë, ngjarjet që nuk kujtohen etj., reflektohen në jetën e tyre dhe nxisin reagime të caktuara në fazën e rritjes. Sipas një hulumtimi, fëmijët që kanë pasur shumë dashuri nga nëna, kujdes dhe vëmendje, kur të rriten do të ndjehen më të sigurt në marrëdhëniet ndërnjerëzore.
исто така, ata më mirë do të gjenden edhe në kontaktet shoqërore, si dhe në vështirësitë jetësore. Hulumtimi ka zbuluar që dashuria e nënës është shumë e rëndësishme, dhe përgjegjësia prindërore është më e madhe sesa që është menduar më parë.(3)

За, pse ndikon aq shumë sjellja dhe dashuria e nënës te fëmija?

Sekreti qëndron te hormoni i dashurisë. Dashuria e nënës për fëmijën nuk mund të përshkruhet me fjalë: është aq e madhe, aq komplekse dhe aq e bukur. Janë të shumtë ata që e mbështesin këtë tezë. Всушност, kjo dashuri kaq e madhe dhe e veçantë ka qenë objekt i një sërë studimesh shkencore të bëra kohët e fundit. Mes faktorëve që e lidhin kaq shumë nënën dhe fëmijën, me sa duket, qëndron një hormoni ashtuquajtur “hormoni i dashurisë”, oksitocina. Është ky hormon që mendohet se prodhohet në sasitë mëdha pas lindjes, çka bën që nëna të këtë një dashuri kaq të fortë ndaj të sapolindurit. Kjo sjellje i jep rëndësi një procesi që forcon lidhjen mes të dyve, madje shumë më tepër se ajo mes babait dhe fëmijës. Pavarësisht se efektet e oksitocinës mbi qeniet njerëzore nuk janë sqaruar të gjitha, duket se këto mund të favorizojnë një lidhje më të fortë mes nënës dhe fëmijës. УШТЕ, ajo që është e qartë ka lidhje me faktin se kjo substancë luan disa role të rëndësishme. Mes funksioneve janë dy më të rëndësishëm, të ushtruara gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes, e që janë: stimulimi i dhimbjeve të lindjes, dhe ushqyerja me gji e foshnjës.

Fëmijët janë ilaçi i nënave

Për disa është një zgjedhje, për disa të tjerë është një shaka e shëmtuar, pra që të mos e shtrëngojnë kurrë në kraharor pasardhësin e tyre. Sipas një numri të madh kërkimesh, të bëra kryesisht në vitet 2008 И 2009, numri i grave që nuk dëshirojnë të kenë fëmijë ose nuk mund të lindin është më i vogël se numri i grave që lindin, dhe sidomos atyre që bëjnë dy deri në katër fëmijë. Nga studimet u pa se, në krahasim me ato gra që bëhen nëna, gratë që nuk lindin jetojnë më keq, kanë jetëgjatësi më të shkurtër, dhe janë më të predispozuara për t’u prekur nga një numër i madh i sëmundjeve, sidomos atyre psikologjike. Gjithashtu u pa se ato vuanin tmerrësisht në aspektin social dhe psikologjik, pra faktin se nuk bëheshin dot nëna, sidomos pasi kalonin në moshë. така, gjinekologu Luis Adams, i Universitetit të Floridës në SHBA, shpjegon: “Nuk duhet ta harrojmë kurrë se lindja është një nga momentet më të rëndësishme në jetën e një gruaje, është momenti kur jeta e saj ndryshon plotësisht. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se një grua lind për të pasur pasardhësit e saj. Të gjitha gratë që ushqejnë fëmijët e tyre me qumështin e gjirit janë më pak të predispozuara për t’u prekur nga kanceri i gjirit, ndërsa kanceri i mitrës ka përqindje më të lartë për t’u zhvilluar te gratë që nuk kanë lindur, sepse disa pjesë që duhej të ishin bërë aktive pas lindjes nuk e kanë funksionin e tyre. Nënat janë më të afta ta largojnë stresin e shkaktuar me kalimin e viteve dhe në periudhën e menopauzës, gjë që shumë shpesh çojnë depresion”, përfundon ai.(4)

Përkujdesja islame ndaj fëmijëve

Islami jo vetëm që prindërve ua bëri obligim edukimin e shkëlqyeshëm dhe përgatitjen e fëmijëve të tyre për një jetë më të frytshme, por ata i obligoi edhe në përkujdesje që para lindjes së tyre. Islami e obligon mashkullin që për bashkëshorte të ardhshme të zgjedhë me kujdes një besimtare fisnike, që mund të jetë një nënë e mirë dhe mund të përkujdeset me sukses për fëmijët, shtëpinë dhe obligimet bashkëshortore. E urdhëron prindin që t’i mbrojë fëmijët, t’i edukojë dhe t’i mirëmbajë ata në mënyrën më të mirë. исто така, edhe fëmijëve ua tërheq vërejtjen që tek ata të mos ekzistojë kurrfarë kundërshtimi sa i përket mirëmbajtjes, si dhe të mos ekzistojë ndonjë bindje eventuale se ai (печати) është ai që i furnizon ata!(5)
Edukimi i fëmijës te çdo prind është ndër qëllimet kryesore jetësore, kuptohet pas qëllimeve, obligimeve dhe çështjeve të adhurimit të Krijuesit.
Për fëmijën prindi e dëshiron më të mirën e mundshme, pra që fëmija i tij në të ardhmen të jetë njeriu më i mirë në gjitha aspektet. За, sa punojnë prindërit për ta arritur këtë gjë, është çështje tjetër. Edhe pse edukimi i fëmijëve ka rëndësi të madhe, një numër i madh i prindërve këtë çështje e lënë pas dore dhe nuk i kushtojnë vëmendjen dhe kujdesin e duhur. Këta prindër i anashkalojnë fëmijët për shkak senuk kanë kohë” (shkaku i garës për t’u pasuruar, prestigjit, respektit në shoqëri dhe preokupimeve të tjera) të flasin dhe të shoqërohen me fëmijët e tyre, kështu që, si rrjedhojë e kësaj prindërit ballafaqohen me padëgjueshmërinë e fëmijëve të tyre dhe fillojnë të ankohen për ta. Për fat të keq, nuk janë aspak të vetëdijshëm se pikërisht ata janë shkaku i gjendjes së tillë të fëmijëve të tyre. Ndoshta ua plotësojnë të gjitha nevojat materiale, por nuk arrijnë t’i edukojnë siç duan. Shpeshherë, për të arritur te qëllimet e tyre, prindërit përdorin metodat e frikësimit ndaj fëmijëve të vegjël. Në rastet kur fëmija nuk ?д, nuk ha, apo nuk i bindet prindërve, të rriturit menjëherë përdorin shprehjet e famshme të frikësimit për të sjellë në vend disiplinën. така, shpeshherë te fëmijët krijohet frika nga: errësira, shtazët, vetëtima, mjeku, polici, vjedhësi, si dhe forma të tjera të frikës, të cilat për disa prindër janë mjete edukimi. Pas një kohe të caktuar fëmija mund të fillojë të frikësohet nga gjëra, dukuri e individë nga të cilët nuk duhet të frikësohet, напротив. Disa prej këtyre frikësimeve zhduken me rritjen, e të tjerat vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së individit edhe në moshë të rritur. Problemi kryesor, sipas psikologëve, është se fëmijët jo rrallë mund të mbeten peng i këtyre frikësimeve, duke u mbyllur në vetvete apo duke i përjetuar shumë rëndë situatat normale. Frika e tepërt e pengon personalitetin e fëmijës në marrjen e ndonjë aksioni, dhe assesi nuk ndikon në zhvillimin dinamik të tij. Me një fjalë, frika ul besimin dhe aftësitë te fëmijët, deri në atë masë sa fëmijët me një dozë të tepruar të frikës mund të duken si fëmijë të prapambetur emocionalisht dhe intelektualisht. Prindërit janë përgjegjës për shumë forma të frikës te fëmijët, për shkak të shembujve që u tregojnë fëmijëve të tyre, ose nga mënyra e edukimit të tyre. Prindërit e mençur duhet të mundohen ta zbusin ndjenjën e frikës te fëmijët, dhe në vend të tyre të përdorin mjete të tjera në përmirësimin e sjelljeve të pahijshme. Një gabim tjetër i prindërve është përdorimi i forcës fizike si mjet edukimi, e që në fakt është krejt e kundërta. Fëmija, nga rrahjet që i shkaktohen, sidomos nga prindërit, krijon përshtypje të distancës dhe arbitraritetit të prindit ndaj tij, gjë që do të ndikojë keq në psikologjinë e tij, si dhe do të reflektohet në moshën e pjekurisë. Rrahjet, shuplakat apo goditjet, si formë dënimi, u mëson fëmijëve se nuk ka problem t’i godasësh të tjerët për të zgjidhur problemet, dhe kjo mund t’i mësojë ata të ndëshkojnë të tjerët në të njëjtën mënyrë me të cilën janë ndëshkuar vetë. За, dhuna fizike nuk duhet të shihet si alternative. Një fakt tjetër që mund të haset shumë shpesh te disa prindër është edhe jobarazia ndërmjet fëmijëve, gjë që tregon për një sjellje joedukative dhe jo të dashur për fëmijët. Të preferosh disa fëmijë nga të tjerët, të mos i trajtosh në mënyrë të barabartë të gjithë, të bësh dallime mes tyre,mund të shkaktojë armiqësi, незадоволство, inat, xhelozi dhe prishje të lidhjeve vëllazërore mes fëmijëve.(6) Shembulli më i mire, e që na mëson shumë se dallimi dhe trajtimi jo i njëjtë i fëmijëve mund të shkaktojë xhelozi, urrejtje dhe shumë dukuri tjera negative, pa dyshim se është shembulli i pejgamberit Jusufit a.s., që u veçua nga babai i tij, pejgamberi Jakub a.s.

_______________________
(1) Кога ќе се будиме од сон://www.psikologjia.com/?p=127. Një kapitull i zgjedhur dhe i përkthyer nga libri i ALFRED ADLER-itWozu leben wir” (Për çka jetojmë).qasja 03.05.2015.
(2) Кога ќе се будиме од сон://www bebaime.com/keshilla-/ndjenja-e-dhembshurise-tek-femiu. qasja 01.05.2015.
(3) Кога ќе се будиме од сон://www.bebaime.com/tema/dashuria-e-nenes-mbron-nga-stresi qasja 01.05.2015.
(4) Кога ќе се будиме од сон://www.shqiperia.com/dashuria-nene-femije.7639/ Botuar: 5 vite më pare. Shkruar nga: Shqip. 03.05.2015 ora 23:40.
(5) Ba-zat e Pedagogjisë Islame, Ali Abdull-Halim Mahmud, Botues Furkan ISM 2013 Shkup F.69.
(6) Кога ќе се будиме од сон://www.radioislame.com/index.php?frame_rd=artikulli.php?id= 7030. Rukije Brega.qasja, 05.05.2015.

Fitore Laha

Колку беше корисен овој пост?

Кликнете на anвездичка за да го оцените!

Просечна оценка 0 / 5. Број на гласови: 0

Досега нема гласање! Бидете првиот што ќе го разгледа овој пост.

ЛИНКИ ЗА СОЦИЈАЛНА МРЕА - По стапките на нашето сакано Аудио