AĞ
Një burrë ndaloi në një dyqan lulesh për të porositur disa lule që t’ia dërgonte me postë nënës së tij e cila jetonte 200 milje larg.
Ndërsa po dilte nga makina vuri re një vajzë të vogël që ishte ulur buzë trotuarit duke qarë me dënesë.
Ai e pyeti atë se çfarë nuk shkonte siç duhej dhe ajo iu përgjigj, “Dëshiroja të blija një trëndafil të kuq për nënën time. İçin, kam vetëm 75 cent, dhe një trëndafil kushton 2 dollarë.”
Burri buzëqeshi dhe i tha, “Eja me mua. Do të ta blej unë një trëndafil.” Ai i bleu vajzës së vogël trëndafilin e saj dhe porositi lulet për nënën e tij.
Teksa po largoheshin ai i ofroi vajzës ta shoqëronte deri në shtëpi. ajo ben tha, “Po të lutem! Mund të më dërgosh te nëna ime.”
Ajo e drejtoi burrin deri te varrezat, ku vendosi trëndafilin e saj në një varr të gërmuar kohët e fundit.
Burri u kthye në dyqanin e luleve, anuloi dërgimin me postë, zgjodhi një buqetë të madh dhe udhëtoi 200 milje deri në shtëpinë e nënës së tij.