Stamboll, arrestohen 14 të dyshuar si anëtarë të grupit terrorist DEASH
Të paktën 14 të dyshuar u arrestuan në Stamboll për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH dhe zonat e konfliktit, tha një burim sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njësitë krahinore kundër terrorizmit më 11 qershor bastisën njëkohësisht 20 adresa në 13 rrethe të Stambollit dhe kryen arrestimet, tha burimi në kushte anonimiteti.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.
Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme. /aa
Postime të ngjashme:
Goditet grupi i trafikantëve të armëve në Tiranë, ja skema me të cilën vepronin
Ja zgjidhja më e mirë për t’i larguar gurët në veshka
Mijëra izraelitë në Tel Aviv festojnë ikjen e Netanyahut
Studentja muslimane në Mynih tentohet të përjashtohet nga provimi për shkak të shamisë
Gjashtë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Gruaja e parë muslimane me hixhab që ulet në këshillin e qytetit të Torontos