5 – Vetmohu per Allahun
Vetmohu per Allahun
larg njerezve per pak shko
kujto udhetimin tend
dhe per Ahiretin mendo
Ti je i nevojshem
per Zotin Tend
se Ai eshte drejtuesi yt
ne udhetimin tend
Kujto se do vije dita
qe do largohesh nga kjo dunja
dhe te gjithe do te braktisin
pervec veprave te tua
Gjithe pasuria jote
qe e mblodhe ne dunja
familja dhe femijet
cdo gje ti e le mbrapa
Do te shtrihesh nen dhe
do jesh i vecuar
ne varrin tend i braktisur
dhe i deshperuar
Do ndihesh i vetmuar
dhe atehere do e kuptosh
se shanci jot mbaroi
c’fare punove do fitosh
E kur ti fryhet surit
njerezit nga varret ngrihen te tmerruar
do te dalin perpara Allahut
per t’u gjykuar
Ajo eshte Dita e Premtuar
per te cilen jemi lajmeruar
ku secili do gjykohet
sipas asaj qe ka punuar
Zoti yt eshte mbikeqyresi
qe e sheh punen tende ne dunja
Ai nuk i ben askujt padrejtesi
as sa grimca
Prandaj llogarit vetveten
perpara se te llogaritesh
dhe kujto sa kohe kane kaluar
qe per Allahun s’je vetmuar?
O čini i Allahut
je i nevojshem per Zotin tend
prandaj vetmohu per Allahun
dhe afroju Zotit tend
Ne erresiren e nates
larg njerezise
kthehu tek Allahu
vetmohu per Zotin e gjithesise
Ndjeje gezimin e shpirtit
dhe prehjen e zemres
ne afersine me Allahun
dhe lidhjen me Te
peshperit lutjen ne heshtje
dhe kthehu i perulur
vetem per Te
Drejtoju Atij
qe eshte el-Muxhib
dhe nga Ai kerko
se ata qe i luten
I Lartesuari i do
Me te vertet
Zoti yt eshte bujar
I Bute dhe Meshirues
Ai tregohet i dashur
kur Atij i drejtohesh
Kush ka trokitur
ne deren e Tij
e nuk ia ka hapur?
kush ka kerkuar
e nuk i ka dhene?
Me te vertet
Zoti yt eshte Dhurues
prandaj drejtoju Atij
me më te miren kerkese!
Vetmohu per Allahun
dhe nga Ai kerko
i perulur, ne heshtje dhe i vetmuar
i nevojshem per Zotin tend dhe i penduar
i frikesuar dhe plote shprese
me lot ne sy dhe i permalluar
Allahut duke iu afruar
dhe Xhennetin e Tij duke e shpresuar!