Researchers from the US explain the benefits of fasting
Agjërimi vetëm për 3 ditë mund të rigjenerojë tërë sistemin imunitar, madje edhe tek të moshuarit, sipas një hulumtimit të fundit të shkencëtarëve.
Edhe pse agjërimi është shikuar me ngurrim nga mjekët e dietave, studimi i ri tregon se trupi i uritur nxit prodhimin e qelizave të reja të bardha të gjakut të cilat i luftojnë infeksionet.
Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut, kanë treguar se zbulimi i tyre mund të jetë i dobishëm veçanarisht për njerëzit që vuajn nga sistemi i dobëuar imunitar, madje edhe pacientët me kancer që trajtohen me kimioterapi.
Gjithashtu agjërimi ka dobi të madhe edhe te njerëzit e moshuar te të cilët funksionimi i sistemit imunitar ka rënë për shkak të moshës dhe e kanë të vështirë për t’i përballuar sëmundjet e zakonshme.
Shkencëtarët kanë thënë se agjërimi fillon një ndryshim rigjenerues me prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që në thelb janë rigjeneruese për sistemin imunitar.
“Lajmi i mirë është se pjesët e dëmtuara, të vjetra dhe joefikase të sistemit imunitar marrin fund gjatë agjërimit”, është shprehur Valter Longo, profesor në Universitetin e Kalifornisë.
“Tani, në qoftë se ju filloni me një sistem të dëmtuar imunitar, nga kimioterapia, dëmtimi ose plakja, atëherë agjërimi mund të gjenerojë një sistem ‘pikë për pikë’ të ri imunitar”, ka vazhduar ai.
Kur sistemi fillon të kursejë energjinë një nga gjërat që i bën është edhe reciklimi i qelizave imune të cilat nuk janë të nevojshme ose janë të dëmtuara.
“Më shumë studime klinike janë të nevojshme, por kur ju vendosni të bëni një ‘dietë’ të tillë, gjithësesi duhet të konsultoheni me mjekun tuaj dhe ne jemi duke u munduar të gjejmë nëse kjo ndikon edhe në sistemet tjera të ndryshme të organeve e jo vetëm në atë imunitar”, ka thënë Dr.Longo.
Duke shtuar se, “Nuk ka asnjë dëshmi se agjërimi është i dëmshëm për organizmin, ndërsa ka dëshmi se është i dobishëm, por ne kemi ende nevojë për të përfunduar studimet klinike edhe pse kjo duket shumë premtuese”.