RRETH DEFENICIONIT TË ISLAMIT DHE DALLIMIT MES ISLAMIT DHE IMANIT
Pyetje rreth defenicionit të Islamit dhe dallimit mes Islamit dhe Imanit?
Одговор: Islami në kuptimin e përgjithshëm është: Adhurimi ndaj All-llahut në atë mënyrë të cilen e ka bërë të ligjshme All-llahu me anë të ibadeteve me të cilat ka ardhur Pejgamberi i Tij, prej momentit kur ka dërguar All-llahu pejgamberët deri në Ditën e Gjykimit, kjo përmbledh atë me të cilen ka ardhur Nuh-i (алејхи селам), Musai dhe Isau dhe gjithashtu atë me të cilën ka ardhur Ibrahimi (алејхи селам), siç e ka përmendur All-llahu në shumë ajete se te gjitha ligjet e mëparshme kanë qenë nënshtrim ndaj All-llahut.
Me ardhjen e Pejgamberit Muhammed (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të), Islami eshte veçuar me atë që është dërguar Muhammedi (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) dhe kjo i ka deroguar të gjitha fetë e mëparshme, kështuqë kush e pason Muhamedin është musliman dhe kush e kundërshton atë nuk është musliman, pasiqë ai nuk i dorëzohet All-llahut por i dorëzohet epshit të tij. Jehudët kanë qenë musliman në kohën e Musait (алејхи селам) dhe krishterët kanë qenë musliman në kohën e Isaut (алејхи селам), por pas ardhjes së Muhammedit (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) e mohuan atë dhe për këtë shkak ata nuk janë musliman dhe nuk lejohet të besoj dikush se jehudët dhe krishterët e sodit e kanë fenë e saktë dhe se pranohet tek All-llahu dhe se feja e tyre është e barabartë me Fenë Islame, kush beson këtë ai është qafir i dalur nga Feja Islame, sepse All-llahu thotë: “Me të vërtetë feja e vetme e pranuar tek All-llahu është Islami” (ali Imran) dhe ky Islam që u përmend në këtë ajet është ai me të cilin e ka begatuar All-llahu Muhammedin (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) dhe umetin e tij, вели Алах: „Këtë ditë e përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe zgjodha për ju Islamin si fe”. Ky ajet qartë tregon se pas ardhjes se Muhammedit (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) pos këtij umeti popujt e tjerë nuk jan ne Islam, kështuqë ata në fetë tjera që adhurojnë All-llahun nuk ju pranohet adhurimi i tyre dhe kjo nuk ju bën dobi atyre në Ditën e Kijametit dhe nuk lejohet për ne që ti konsiderojmë këto fe, si fe të pranueshme dhe të ligjshme. Shumë njerëz gabojnë duke thënë për jehudët dhe të krishterët se ata janë vëllezërit tanë, dhe e konsiderojnë fenë e tyre të vërtetë.
Kur themi Islami është adhurimi ndaj All-llahut me atë që Ai e ka bërë të ligjshme, kjo domethënë nënshtrim ndaj Tij duke përfshirë veprat e dukshme dhe të padukshme te cilat përmbledhin gjithë fenë siç janë: Besimi me zemër, veprat dhe fjalët. Kur përmendet Islami dhe Imani, Islami përmbledh veprat e dukshme si: shqiptimi me gjuhë (shehadeti ) dhe veprat që kryhen me gjymtyrë (psh.namazi). Ndërsa Imani përmbledh veprat e brendshme: siç besimi dhe veprat e zemrës (psh. dashuria ndaj All-llahut ).
Këtë dallim e ka cekur All-llahu në Kur’an “Arabët e shkretëtirës thanë: “Ne besuam.” Thuaj: “Ju nuk besoni, por vetëm se thoni, ne jemi nënshtruar (në Islam), pasi besimi nuk ka hyrë akoma në zemrat tuaja”. Ndërsa thotë për tregimin e Lutit: “Dhe kush ishte aty nga besimtarët Ne i nxorëm, por nuk gjetëm aty pos një shtëpi muslimane (Luti me familjen e tij)”. Me anë të këtyre ajeteve All-llahu bën dallim nga El-Muminiin (Besimtarët) dhe El-Muslimiin (муслиман). Shtëpia e cila ishte në atë qytet ishte shtëpi islame në pamjen e jashtme, mirëpo në atë shtëpi jetonte edhe bashkëshortja e Lutit (алејхи селам), e cila e tradhëtoi Lutin me kufër, ajo ishte qafire (jobesimtare), ata të cilët u nxorën prej shtëpisë shpëtuan, sepse ishin prej besimtarëve të vërtetë te të cilët kishte hyrë imani në zemrat e tyre.
Ndarja mes Islamit dhe Imanit shihet edhe në hadithin e Umer ibn El-Khattab (All-llahu qoftë i kënaqur me të ) ku thotë se Xhibrili (алејхи селам) e pyeti të Dërguarin e All-llahut (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) për Islamin dhe Imanin, iu përgjigj i Dërguari All-llahut (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të): „Islami është të dëshmosh se ska Zot tjetër i cili meriton të adhurohet përveç All-llahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij, të falish namazin, të japish zekatin, ta agjërosh Ramazanin dhe ta kryesh Haxhin”. Dhe tha për Imanin: “Të besosh në All-llahun, Melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Gjykimit dhe Kaderin të mirën dhe të keqen”.
Në përgjithësi Islami përmban tërë fenë dhe hyn në të edhe imani. Dhe kur përmenden bashkarisht Islami me Imanin kuptohet Islami me veprat e dukshme siç është shqiptimi me gjuhë (Shehadeti) dhe veprat që kryhen me gjymtyrë (молитва) dhe Imani me veprat e brendshme siç është besimi dhe veprat e zemrës (dashuria ndaj All-llahut, frika dhe shpresa në të, ЕТЦ.).
Muhammed bin Salih El-Uthejmin
на сирачињата: Mirsad Hamidi