9 viktima dhe 572 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 9 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.
Nga 3808 testime, janë regjistruar 572 raste të reja, ndërsa 825 të shëruar në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.