Shoqata ndihmoni te Varferit

ILAÇI I ÇDO PROBLEMI

Një grua na rrëfen për jetën e saj dhe thotë:

Burri më ndërroi jetë, kurse unë isha në të tridhjetat dhe mbeta e vetme me pesë fëmijët që i kishim bashkë. Dynjaja m’u errësua në sytë e mi, qaja për çdo ditë, u mërzita tepër, shpirti m’u ngushtua dhe ia preferova vetes vdekjen se sa të jetoj në atë gjendje!

Më kapluan brenga të mëdha! Fëmijët i kisha të vegjël dhe nuk kishim të ardhura materiale, e shpenzoja për çdo ditë atë burim të vogël që na e la prindi i fëmijëve.

Ndërkohë, një ditë nga ditët isha në dhomën time dhe dëgjoja në radion një emision fetar dhe e dëgjova dijetarin duke thënë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, ka thënë: “Kush bie istigfar pa ndërprerë, Allahu do t’ia mënjanojë çdo brengë, do t’i japë rrugëdalje nga çdo situatë dhe do ta furnizojë nga nuk shpreson.”[1]

Pasi që e dëgjova dijetarin dhe këshillën e tij, fillova të bëj istigfar (kërkimfalje) shpesh dhe po ashtu i urdhërova fëmijët të bëjnë shpesh brenda dite dhe nate. Nuk kaluan gjashtë muaj, vetëm se u bënë planifikime të projekteve mbi disa prona tona të vjetra dhe kompanitë na zëvendësuan me miliona! Djali im u bë më i miri nxënës në rajon dhe e mësoi Kuranin përmendësh. Shtëpia filloi të mbushet me mirësi dhe filluam të jetojmë në begati. Allahu m’i përmirësoi të gjithë fëmijët, djem dhe vajza, dhe nga unë u largua pikëllimi, brengat dhe mërzitë, dhe u bëra grua e lumtur!

Ku jemi ne nga fjala e Allahut: “E u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!”[2]

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit