Konfirmohen dy raste të para të Omicronit në Shqipëri December 23, 2021
Dy persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri janë bartës të variantit “Omicron”, deklaroi sot epidemiologia Eugena Tomini.
Tomini theskoi se aktualisht varianti dominues i koronavirusit është varianti “Delta”, i cilësuar si më transmetueshëm.
Duke shpjeguar se “Omicron” ka veti për t’u shpërndarë shumë herë më shpejt se variantet e mëparshme, Tomini tha se “në të tilla kushte është i domosdoshëm, respektimi i masave kufizuese”.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë raportoi se dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në Shqipëri, duke bërë që numri total i viktimave nga pandemia në vend të arrijë në 3180. /tch/
Postime të ngjashme:
Tortë e ftohtë me kos dhe fruta
Ligjerimi i fundit i Muhammedit s.a.v.s.
Xhamitë franceze kanë frikë se politika e therjes së shpendëve
250,000 besimtar marrin pjesë në natën e Kadrit në Al-Aksa
Emiratet e Bashkuara Arabe do të bëhen shteti i parë mysliman që do të lëshojë rover në Hënë
Rovena Tujani - Sfidat e gruas në shoqërinë kosovare