Shoqata ndihmoni te Varferit

Byreçka me djathë dhe mjaltë

Kjo recetë përdoret si pjesë e meseve të gatimeve që shtrohen në tryezë por padyshim që mund të konsumohet edhe pa u shoqëruar me diçka tjetër.

Duket pak e pazakontë por djathi i kombinuar me mjaltin është me të vertetë një kombinim i përsosur për shijen.

Përgatitet thjeshtë dhe lehtë, kërkon pak mund e kohë por padyshim që do suprizojë me shijen dhe pamjen e saj jo vetëm ju, por edhe më të dashurit tuaj që do ta provojnë.

Përbërësit për 10 byreçka
– 250 gramë djathë i bardhë i prerë në feta
– 5 petë e gatshme
– 7-8 lugë çaji me mjaltë
– 5 lugë çaji me fara susami
– 3-4 lugë gjelle me vaj ulliri

Përgatitja:
Ndizeni furrën në 180 gradë Celcius.
Hidhini farat e susamit në një tigan pa yndyrë dhe piqini lehtë në sobë për 1-2 minuta duke lëvizur tiganin rregullisht.

Hapeni petën e gatshme dhe lyejeni me vaj ulliri.

Vendosni copat e djathit dhe paloseni petën duke i dhënë formë drejtkëndore.

Me një petë të gatshme mund të bëni dy byreçka.

Pjesën e jashtme të byreçkave lyejeni sërish me vaj ulliri.

Futini byreçkat në tepsi dhe piqini për 20 minuta.

Pasi t’i keni nxjerrë nga furra, spërkatini byreçkat me mjaltë dhe farat e pjekura të susamit.

Servirini byreçkat të ngrohta dhe do të magjepseni me shijen e tyre.

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit