Shoqata ndihmoni te Varferit

Mbulesa akt bindjeje dhe dëlirësi e femrës

“Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur”. (El- Ahzab, 36).

Bisedat rreth përkufizimit të bartjes së shamisë është njëra ndër bisedat më të përfolura ku flitet për qëndrimin e saj, jo rrallë edhe armiqësor, madje edhe si trend në opinion dhe me praktikimin e saj të lidhen reagime të shumta për kundërshtimin apo edhe rrezikshmërinë e saj.
Sot në çdo anë të botës ku ka myslimanë, ekzistojnë organizime, takime të ndryshme, tribuna, sesione, në të cilat njerëzit me mentalitet primitiv flasin dhe debatojnë rreth mbulesës, për zbehjen e këtij obligimi hyjnor, me pretendimin për t’i thyer femrës dinjitetin dhe të nënvlerësohet pozita e saj në shoqëri.
Mësimet që lidhen me urdhrin e mbulesës, për të cilat shpeshherë edhe kritikohen nga kundërshtarët e saj, synojnë ta ruajnë nderin dhe moralin e femrës, ato mësime kanë vendosur kufij dhe kanë ndërprerë aso marrëdhëniesh midis mashkullit dhe femrës që mund të sillnin imoralitet dhe shfrenim epshor, në mënyrë që t’i nënshtrohen një sistemi që bazohet në parime morale.
Megjithatë, Allahu xh.sh. e nderoi femrën duke i dhënë asaj të drejtat e saj dhe njëkohësisht këto të drejta është edhe mbulesa, të cilën femra myslimane obligohet ta bartë.
Përmes kësaj dispozite të hixhabit, me të cilën Zoti i obligoi gruan, bëri që ajo të jetë faktor për ruajtjen dhe dëlirësinë e saj dhe njëkohësisht për ruajtjen dhe stabilitetin e shoqërisë nga çdo dukuri negative dhe imoraliteti, po ashtu kjo dispozitë jep mesazhe të qarta tek të tjerët se kjo veshje e femrës myslimane tregon që ajo vajzë qëndron larg çdo paragjykimi të intolerancës dhe diskriminimi, që është një fenomen negativ i përhapur tek ne dhe mbarë botën krahas femrës myslimane.

Mbulesa akt bindjeje

Urdhri për mbulesën e femrës është prej mësimeve integrale të fesë islame, të cilat nuk lejohet të ndryshohen e as t’u jepet ndonjë kahje tjetër, për këtë Allahu xh.sh në një ajet kuranor thotë:
“Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur”. (El- Ahzab, 36).
Prandaj ky urdhër i mbulesës është akt bindjeje ndaj Allahut xh.sh. dhe si i tillë është siguruar nga Allahu dhe se çdo kahje tjetër e dhënë përveçse obligim hyjnor, që synon të mbrojë nderin dhe dëlirësinë e femrës nga çdo instinkt i ulët, është kahje e pabazë dhe larg së vërtetës.
Islami është në favor të lirisë së femrës, atëherë çdo femër me mbulesë që paraqitet kudo në masë, nuk tregon akt të shtypjes për shkak veshjes së saj apo nënshtrim ndaj dikujt tjetër, por është një segment i qartë i dinjitetit, bindjes, adhurimit ndaj Zotit dhe vullnetit të tij, ajo thjesht është një element i etikës islame dhe ndër dispozitat jetike të edukimit të mirëfilltë.
Lidhur me qëllimet e mbulesës, Allahu xh.sh. në një ajet thotë:
“Kjo është më afër që ato të njihen e të mos ofendohen.” (El- Ahzab, 59).
Atëherë, si parim i parë, mbulesa e bën gruan që për të gjykohet duke u bazuar në personalitetin e saj, diturinë, inteligjencën dhe aftësinë që ka e jo të ofendohet apo të gjykohet ndryshe nga të tjerat në bazë të kodit të veshjes së saj.
Sot është e kotë të mohohet fakti se çdo ditë hasim dhe dëgjojmë për diskriminim në punësim, dhunë në familje, përjashtim nga të drejtat e trashëgimisë, të cilat janë vetëm disa nga problemet që i përcjellin gratë në përgjithësi, mirëpo gratë dhe vajzat me mbulesë në veçanti hasin në vështirësi shtesë, në atë të stigmës shoqërore dhe institucionale. Ndonëse një numër shumë i madh i grave mysliman i kanë të përfunduara studimet në të gjitha fushat, fatkeqësisht shumë pak u jepet mundësia për punësim.
Megjithatë, përkundër asaj se çka flitet dhe debatohet, themi që shamia është pjesë e indentitetit tonë (fetar dhe kombëtar) dhe si e tillë ajo ka vlerë dhe peshë për çdo mysliman.
Gratë myslimane sot duan të jetojnë me kufijtë e moralit, me parimet e tij, të ruajnë integritetin dhe sigurinë nga dukuritë negative në shoqëri si droga, prostitucioni, dhuna, vetëvrasja, etj.
Nëse njerëzit dëshirojnë të shohin sinqeritetin, përgjegjësinë, besnikërinë, frytdhënie dhe dobinë për shoqërinë, atëherë kush tjetër më mirë u jep kuptim këtyre shprehjeve sesa një myslimane e devotshme.
Një grua myslimane e përgatitur në mënyrë profesionale mund të ndryshojë gjithçka nëse njerëzit u kushtojnë vëmendje fjalëve dhe veprimeve të saj dhe jo veshjes së saj!

Dituria Islame 343

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE