Shoqata ndihmoni te Varferit

TË QENURIT I KËNAQUR ME PAK

Thotë Allahu i Madhëruar: “Ska ndonjë gjallesë në tokë vetëmse mbi Allahun është furnizimi i saj…” (Hud  6)
Allahu i Cili është Furnizuesi i çdo gjallesë, garanton dhe mer përsipër furnizimin e çdo qenie që e ka krijuar.

Muslimanit i takon të përpiqet për fitimin e furnizimit, dhe të jetë i kënaqur me atë furnizim të cilin ia ka dhuruar Allahu i Plotëfuqishëm. Kështu do jetë më i pasuri prej njerëzve. Thotë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Nuk është pasuria nga shuma e mjeteve, por pasuria është pasuria e nefsit (shpirtit).”

Fatkeqsisht shohim tek muslimanët, njerëz të cilët pasiqë posedojnë furnizimin dhe kushtet e nevojshme të jetesës së tyre dhe familjeve, përpiqen në çdo mënyrë qoftë për të shtuar pasurinë apo ngritjen e komoditetit të jetës së tyre duke i shkelur kufijtë e Allahut të Madhëruar.

Kjo ndonjëherë ndodh me përdorimin e kamatës, grabitjen e pasurive të të tjerëve, mashtrimet në tregti ose një mëkat nga i cili shumë musliman tregohen të verbër dhe të pakujdesshëm. Ai është “Israfi” (shpenzimi i tepërt dhe i pa nevojshëm).

Përshembull personi që hyn në garim me të tjerët, shokët, kolegët, fqinjët ose të afërmit se kush do e ketë jetesën më luksoze, gjë që e shtyn personin të bëj shpenzime pa kurrfarë nevoje. Si ndërrimi i vendbanimeve, automjeteve ose mjeteve tjera të jetesës. Ky garim hyn në mëkat edhe në qoftëse bëhet me pasuri hallall, por në shumicën e rasteve e detyron njeriun të mundohet të fitojë pasuri në mënyrë jo të lejuar, që ti bëj këto shpenzime të kota. Si në çdo çështje edhe në çështjen e shpenzimeve muslimani duhet të jetë mesatar, jo i shfrenuar e as dorështrënguar. Allahu i Madhëruar thotë: “Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, po mbajnë mesataren e janë të matur.”(Furkan  67)

Padyshim kjo pangopësi është sëmundje, kurimin e të cilës e gjejmë në udhëzimin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ku thotë: “ Shikoni atë që është më poshtë se ju (në mirësi të dynjallëkut), dhe mos e shikoni atë që është më lartë se ju, kjo gjë është më e përshtatshme  që mos e nënçmoni mirësinë e Allahut (mbi ju).” Kjo vlen në çështjet e dunjallëkut, ndërsa në çështjet e Ahiretit duhet të shikohen ata që janë më lartë se ne që të garojmë në adhurime ndaj Allahut të Madhëruar.

Sikur të mjaftoheshim me pak, të ishim syngopur dhe energjinë që e harxhojmë për garim në dunjallëk ta harxhonim për të fituar kënaqsinë e Zotit të gjithësisë do të ishim më të lumtur në dunja dhe Ahiret.

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) na mëson se çfarë na mjafton prej kësaj bote si mirësi dhe thotë: “Kush gdhihet prej jush i sigurt në jetën e tij (siguria jetës, nderit dhe pasurisë nga rreziqet), i shëndetshëm në trupin e tij, dhe posedon furnizimin (ushqimin) e asaj dite, sikurse është mbledhur për të bota (mirësitë e saja).”

Përmblodhi: Jasir Mahmudi

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit