EMRAT MË TË BUKUR DHE CILËSITË E PËRKRYERA TË ALLAHUT
Allahu i ka cilësitë më të përkryera, emrat më të bukur dhe askush nuk është më i ditur rreth qenies së Tij se sa Ai. Ia mohojmë Atij atë që ia ka mohuar Vetes së Tij dhe ia pohojmë atë që Ai ia ka pohuar Vetes së Tij, në Librin e Tij dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Tij.
Ia mohojmë Atij çdo mangësi në mënyrë të përgjithshme dhe ia pohojmë çdo kuptim të përsosurisë në mënyrë të detajizaur, pa përshkrim të formës, pa përngjasim dhe pa krahasim.
Ai i cili e cilëson me mangësi në mënyrë të detajizuar, e mohojmë këtë mangësi në mënyrë të detajizuar, ashtu siç Allahu ia ka mohuar Vetes së Tij të pasurit bashkëshorte dhe djal, thotë Allahu:
((أَنَّىٰ يَكُونُ لَهُ وَلَدٌ وَلَمْ تَكُن لَّهُ صَاحِبَةٌ ۖ وَخَلَقَ كُلَّ شَيْءٍ ۖ وَهُوَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ))
“E si mund të ketë Ai fëmijë, kur nuk pati bashkëshorte? Çdo send e krijoi Ai, dhe vetëm Ai di çdo gjë.” (El-Ena’m, 101), poashtu thotë:
((لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ)) “(Ai) nuk ka lindur prej ndokujt, as nuk ka lindur kë.” (El-Ihlas, 3), poashtu e ka mohuar nga Vetja e Tij, cilësimin që ia bënë jehudët me kopraci:
((وَقَالَتِ الْيَهُودُ يَدُ اللَّـهِ مَغْلُولَةٌ ۚ غُلَّتْ أَيْدِيهِمْ وَلُعِنُوا بِمَا قَالُوا ۘ بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ يُنفِقُ كَيْفَ يَشَاءُ ۚ))
“Hebrenjt thanë: “Dora e Allahut është shtrënguar (koprrace)!” Ju shtangshin duart atyre! – Dhe, qofshin të mallkuar për atë që thanë! Jo, duart e Tija janë të shtrira (hapura). Ai dhuron dhe furnizon si të dojë.” (El-Maide, 64)
E bosojmë atë që kë ardhur nga shpallja (ashtu siç është), siç janë p.sh. emrat dhe cilësitë; e pohojmë realitetin e tyre, i kuptojmë disa prej gjurmëve tyre, duke mos shtuar diçka mbi këtë, ngase asgjë nuk i përngjan Allahut, thotë Allahu:
((لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ ۖ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ))
“Asgjë nuk i përngjan Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” (Esh-Shura, 11)
Nuk lejohet krahasimi (analogjia) i cilësive të Allahut me asgjë, ngase gjatë krahasimit medoemos të ketë bazë parësore dhe çështje dytësore të saj, ndërsa Allahu është i vetmi që nuk ka të ngjashëm me Të, andaj asnjë degë (krahasimi) nuk i afrohet dhe asnjë bazë (e krahasuar) mbi të nuk lartësohet, Një i vetmi, të gjithë kanë nevojë për Të, ndërsa Ai s’ka nevojë për askë, nuk ka lindur dhe as që është i lindur dhe askush me të nuk është i barabartë.
Mendjet janë mjete të cilat i ka krijuar Allahu që t’i krahasojnë gjërat që i dëgjojnë, me ato që i shohin, kështu që dëgjon se çfarë tregon Allahu për Veten e Tij, mirëpo nuk e ka parë këtë më parë, andaj e krahason me shembullin më të përafërt që e ka parë. Çdo logjikë imagjinon varësisht prej gjërave që i ka parë, andaj i përngjason gjërat varësisht prej asaj që ka parë më parë, ndërsa Allahut nuk përngjason asgjë në logjikat e krijesave, për këtë, nuk i mohojmë (asgjësojmë) Atij asnjë emër, apo cilësi, për shkak të ndonjë shembulli të keq që është futur në mendjet dhe të cilin (shembull) dëshirojmë ta mohojmë, duke e mohuar cilësinë, apo emrin e Allahut, qoftë i lartësuar, meqë biejmë në mohim të krahasimit të kotë dhe me këtë biejmë në përgënjeshtrim të lajmit të vërtetë. Duhet ta mohojmë kuptimin e keq që e kemi në veten tonë, duke i pohuar Allahut atë që ia ka pohuar Vetes, apo me atë që e ka emërtuar Veten e Tij, duke u ndalur te kjo, thotë Allahu:
((يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يُحِيطُونَ بِهِ عِلْمًا)) – “Ai e di ç’ka para tyre dhe ç’ka pas tyre; e ata, me dijeninë e tyre nuk mund ta përfshijnë Atë.” (Taha, 110)
Allahu është i ngritur dhe qëndron mbi A’rsh, në qiell, thotë Allahu:
((هُوَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَىٰ عَلَى الْعَرْشِ))
“Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Arsh.” (El-Hadid, 4)
Allahu e ka pohuar ngritjen e Tij me qënie dhe diturinë rreth çdo sendi, poashtu ka treguar për mei’jen e Tij me robërit[1], Ai është me ata me diturinë, dëgjimin dhe shikimin e Tij, siç thotë Allahut:
((وَهُوَ مَعَكُمْ أَيْنَ مَا كُنتُمْ)) – “(Ai) është me ju kudo që të jeni.” (El-Hadid, 4), Ai është me të dashurit (miqtë) e Tij me këto gjëra, poashtu është me ta me fitoren, ndihmën dhe mbështetjen e Tij, siç i tha Allahu Musa-it dhe Harunit:
((قَالَ لَا تَخَافَا ۖ إِنَّنِي مَعَكُمَا أَسْمَعُ وَأَرَىٰ)) – “(Allahu) tha: “Mos u frikësoni! Unë me të vërtetë, jam me ju, dëgjoj dhe shoh.” (Taha, 46)
Allahu ka vullnet i cili përfshin çdo gjë, atë që Allahu me vullnetin e Tij dëshiron të ndodhë, ajo ndodhë dhe ajo që Allahu nuk dëshiron të ndodhë, nuk ndodhë. E pohojmë këtë cilësi të Allahut ashtu siç ia ka pohuar Ai vetes së Tij, duke mos shtuar diç mbi këtë, siç bëjnë disa prej racionalistëve, duke u zhytur në çështjet dhe ndodhjen e gjërave të pamundshme, apo bashkimin mes gjërave të kundërta (kontradiktore), etj.
Thotë Allahu: ((قَالَ كَذَٰلِكَ اللَّـهُ يَفْعَلُ مَا يَشَاءُ)) – “(Ai) i tha: “Kështu!” Allahu punon çka të dojë.” (Aal I’mran, 40), poashtu thotë: ((وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ يَفْعَلُ مَا يُرِيدُ)) – “...por Allahu punon çka dëshiron.” (El-Bekare, 253)
E pohojmë për Atë, atë që e ka pohuar teksti nga shpallja (vahji) dhe ndalemi nga gjërat tjera, ia mohojmë gjërat të cilat logjika na tregon se janë mangësi, edhe nëse këto gjëra nuk janë emërtuar (precizuar) në tektse, siç janë p.sh: pikëllimi, të qajturit, uria, etj.
AbdulAziz et-Tarifi
Përktheu: Ali Ashani
[1] (معيةّ) – Mei’je, kjo fjalë rrjedh nga fjala arabe (مع) – Me’, që d.t.th. në gjuhën shqipe: me, e në këtë rast ka kuptimin të qënurit me dikë. Sh.p.