Shoqata ndihmoni te Varferit

FORMA E KUFRIT NË TAGUT

Dije Allahu të mëshiroftë se gjëja e parë të cilën Allahu ia ka obliguar birit të Ademit është kufri në Tagut dhe besimi në Allah. Për këtë argument është fjala e Allahut: “Ne kemi dërguar në çdo popull pejgamber, që ta adhurojnë Allahun dhe të largohen prej Tagutit”. (en Nahl 36)

Forma e kufrit në Tagut është:

  • Të besosh se adhurimi që i bëhet Tagutit është i kotë.
  • Të heqish dorë nga Taguti dhe ta urresh atë.
  • T’i bësh tekfir pasuesit dhe adhuruesit e Tagutit.
  • T’i armiqësosh zullumqarët që e adhurojnë Tagutin.

Ndërsa besimi në Allah është:

  • Të besosh se Allahu është Zoti i vetëm i cili meriton të adhurohet.
  • T’ia përkushtosh me sinqeritet të gjitha adhurimet vetëm Allahut.
  • T’i mohosh të gjitha adhurimet që i kushtohen dikujt tjetër  pos Atij.
  • Të duash dhe të miqësosh njerëzit e sinqeritetit.
  • Të urresh zullumqarët pasues të Shirkut dhe t’i armiqësosh ata.

Kjo është Mileti (Feja) i Ibrahimit (alejhi selam) dhe ka devijuar ai cili largohet prej kësaj.

Kjo është shembëlltyra e mirë për të cilën na ka lajmëruar Allahu teala:  “Është shembull i mirë në Ibrahimin dhe në ata që ishin me atë kur i thanë popullit të vet: “Ne denoncohemi prej juve dhe prej asaj që ju e adhuroni dhe kemi bërë kufër në ju (dhe në atë çka ju e besoni) dhe u shfaq armiqësia dhe urrejtja në mes nesh dhe jush derisa ta besoni Allahun Një”. (el Mumtehine 4)

Taguti është i përgjthshëm dhe përfshin çdogjë që adhurohet përpos Allahut dhe i cili është i kënaqur me këtë adhurim që i bëhet. Taguti mund të jetë pasues ose i pasuar ose diçka tjetër të cilës njerëzit i binden në mosbindje ndaj Allahu dhe ndaj Pejgamberit.

Nga: Muhammed ibn AbdulUehhab et Temimi

Përktheu dhe përshtati: Enis Arifi

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit