Shoqata ndihmoni te Varferit

Tregim edukativ: Respekti i mysafirit

Ka treguar Askeriu se: Një burrë bashkë me djalin e tij kishin shkuar mysafir në shtëpinë e Aliut r.a. (dhëndër i Profetit Muhammed a.s.)
Aliu i priti me nderime të larta. Kur erdhi koha e drekës u dha drekën. Pas drekës, shërbëtori i Aliut (Kamber) u solli mysafirëve peshqir, sapun dhe ibrikun me ujë për t’i larë duart. Në këtë moment Aliu r.a. ngrihet dhe ia merr ato shërbëtorit dhe shkon te burri që ai t’i laj duart, por miku i habitur nuk nxjerr duart duke i thënë: Ky është respekt i madh, ndaj le të shërbej shërbëtori juaj! Aliu i thotë: Tek Zoti unë jam sikurse ju! Ndaj pse kërkon të pengosh sevapin e një pune të mirë, respektimin e mysafirit!?
Mysafiri kundërshtoi përsëri, por Aliu këmbënguli duke i thënë: Unë dua t’i shërbej me nderime vëllain tim mysliman, mysafirin tim, prandaj mos më pengo të bëj këtë punë të mirë!
Mysafiri pranoi mirëpo nuk i drejtonte gishtat siç duhet dhe Aliu i thotë: Laj duart sikur të ishte shërbëtori im duke të shërbyer! Pasi mysafiri përfundoi me larjen e duarve, Aliu i thotë djalit të tij; Tani shërbei djalit të mikut për t’i lar duart, pasi unë i shërbeva babait të tij. Nëse i ati i tij mos ishte me të dhe djali i tij të ishte mysafir i vetëm, atëherë unë do t’i shërbeja atij për t’i larë duart, por meqenëse Allahu deshi që të jenë bashkë mysafir në shtëpinë time babë e birë, duhet bërë dallim në respektimin mes tyre, ndaj radhën e nderimit e ke ti biri im!
Kështu djali i Aliut r.a. zbatoi atë qe i tha babai i tij.

Urtësia e këtij tregimi është: I zoti i shtëpisë duhet të dijë të nderoj e respektoj mysafirin, dhe myslimani i vërtetë duhet të jetë kështu.

Përgatiti
Gezim Kopani

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit