Shoqata ndihmoni te Varferit

VONIMI I HAXHIT PA ARSYE

Pyetja: Çfarë është dispozita e vonimit të haxhit pa arsye, për personin i cili ka mundësi (ekonomike, fizike) që ta kryej haxhin?

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, më pastaj:

Ai i cili ka mundësi që t’a bën haxhin dhe nuk e ka kryer haxhin e obligueshëm duke e vonuar pa arsye, ka bërë një të keqe dhe një mëkat të madh, duhet që të pendohet tek Allahu nga kjo vepër dhe të shpejtoj në kryerjen e haxhit, sepse ka thënë Allahu:

((وَلِلَّـهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلًا ۚ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ اللَّـهَ غَنِيٌّ عَنِ الْعَالَمِينَ))

“Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson; Allahu nuk është i nevojshëm për njerëzit.”[1]

Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Islami ndërtohet mbi pesë (shtylla): Dëshmia se nuk ka zot që meriton adhurimin pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe haxhi në shtëpinë (e Allahut).”[2] Poashtu thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në hadithin e Xhibrilit (alejhi selam): “Të dëshmosh se nuk ka zot që meriton adhurimin pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të bësh haxh nëse ke mundësi.”[3]

Allahu jep suksesin.

AbdulAziz ibn Baz (مجموع فتاوى ابن باز)

Përktheu: Ali Ashani

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit