MË KANË KËSHILLUAR TË LAHEM ME UJIN ME TË CILIN E KANË LARË TË VDEKURIN
Pyetje: Një grua u godit me një fatkeqësi me ç ‘rast u sprovua me frikë e cila ndikoi dukshëm në sytë e saj të cilat i mbetën të hapur. Pas këtij rasti u këshillua që të merr gusul (shpërlahet) me ujë me të cilin është larë i vdekuri, a lejohet kjo gjë?
Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut
Duke e ditur se ky ujë nuk është shkak i shërimit as fetarisht por as logjikisht, kuptohet se përdorimi i tij është shirk i vogël.
Pjesë e shirkut të vogël është bërja shkas (sebeb) shërimi të asaj e cila nuk është shkas.
Ajo që duhet ta bëjë kjo grua është që t’i bën vetes Rukje Sheriatike, me ç ‘rast do ta lexon suren el-Fatiha, el-Felek dhe en-Nas. Nuk ka asgjë të keqe nëse ajo shkon edhe tek mjekët për ta shëruar këtë sëmundje.
Lusim Allahun e Madhëruar ta shërojë atë.
Allahu e din më së miri
Burimi: Islam Q&A
Përktheu: Senad Ramadani