Zehra Ebibi, studentja më e mirë e matematikës me notë mesatare 9.58
Në promovimin e fundit të studentëve të diplomuar gjatë vitit 2022 pranë Fakultetit Matematiko-Natyrorë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, janë promovuar matematikanë, inxhinierë në ekonomi matematikore, inxhinierë në programim matematikor, gjashtë profesorë të diplomuar të matematikës dhe një profesor i diplomuar i matematikës-fizikës në arsimin fillor.
Studentja më e mirë u shpall Zehra Ebibi, e cila për katër vite e pesë ditë përfundoi studimet për matematikë teorike me notë mesatare 9.58. Si hulumtim apo studim, Zehra veçon punën në temën e diplomës me mentoren e saj, profesoreshën dr. Valentina Miovska, të cilës i është mirënjohëse për ndihmën e dhënë në përgatitjen e studimit. Ajo beson se e ardhmja mund të ndërtohet edhe Maqedoni, ndaj do të qëndrojë në Shkup, duke refuzuar bursën për të vazhduar shkollimin në Turqi.
Çdo program studimi është i rëndësishëm dhe ka të ardhme kudo në botë, si dhe në vendin tonë. Kam punuar dhe do të punoj në të ardhmen për të ndërtuar karrierën time në vendin tonë. Edhe pse mora një bursë të plotë për të studiuar në Turqi, vendosa të qëndroj këtu dhe të regjistrohem në FMN në Shkup. Synimi im është të vazhdoj studimet pasuniversitare këtu, shpresoj që të më ndihmojnë dhe të hapin rrugën për një jetë të suksesshme akademike. Synimi im është të merrem me shkencë dhe të ndaj njohuritë që kam marrë gjatë studimeve dhe që do t’i marr në të ardhmen” – thotë studentja më e mirë e matematikës në FMN, Zehra Ebibi për Fakulteti mk.