Shoqata ndihmoni te Varferit

Procesorët AMD vijojnë të konsumojëë pjesë tregut nga Intel

AMD vazhdon të marrë pjesë tregu nga Intel duke u rritur nga 11.6 përqind në tre mujorin e parë të 2022, në 18 përqind në tre mujorin e parë të 2023.

Nuk përbën aspak sekret fakti se industria e harduerit po kalon momente të vështira nisur nga paqartësia ekonomike dhe kërkesa e ulët për pajisje elektronike konsumatorë.

Njerëzit të cilët po kërkonin të blinin një telefon apo të ndërtonin një kompjuter të ri, po kthehen dita ditës nga opsione të përdorura apo riparuara ndërsa produktet e reja i mbulon pluhuri nëpër vitrina.

Kur flasim për shitjet e procesorëve, rënia e tregut ka qenë aq e ashpër saqë Intel postoi humbjen më të mëdha në histori gjatë një tre mujori. AMD, që gradualisht ka marrë pjesë tregu nga Intel gjatë dy viteve të fundit, ka performuar shumë më mirë sesa Ekipi Blu(Intel).

Por AMD ka shënuar rënie të shitjeve në muajt e fundit, veçanërisht për modelet e reja Zen 4.

Një analizë e Mercury Research dhe Counterpoint zbulon se tregu gradualisht do të fitojë terren në gjysmën e dytë të vitit ndërsa Intel dhe AMD kanë vonuar dërgesat për të pastruar inventarët ekzistues.

Për AMD kufizimi i shitjeve u bë me qëllim për të mbajtur edhe çmimet e procesorëve lart dhe sot Ekipi i Kuq (AMD) mban 19.2 përqind të tregut desktop dhe 16.2 përqind të tregut laptopë.

Mercury Research i bazon të dhënat nga informacionet e marra prej furnizuesve dhe jo medoemos reflektojnë atë çfarë po ndodh tek distributorët.

AMD vazhdon të marrë pjesë tregu nga Intel duke u rritur nga 11.6 përqind në tre mujorin e parë të 2022, në 18 përqind në tre mujorin e parë të 2023.

E njëjta gjë po ndodh edhe në segmentin më të rëndësishëm të dy kompanive, atë të qendrave të të dhënave ku AMD vazhdon rritjen nga 11.74 përqind të tregut në fund të 2021 në 19.84 përqind të tregut në fund të 2022. /PCWorld Albanian

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit