Shoqata ndihmoni te Varferit

I urti di kur flet, di kur hesht!

Një ditë dhelpra kalon pranë gjelit, dhe i thotë:
Unë, o gjel i dashur, kam dëgjuar zërin e babait tënd , dhe më pëlqente shumë zëri i tij, andaj kam dëshirë që të të dëgjojë ty e të çmallëm sërish!
Gjeli: Zëri im është i bukur si(kur) zëri i babait tim! Dhe gjeli aty për aty i mbyll sytë e tij që të këndojë! Ndërsa dhelpra i vërsulet e kap dhe me të ikën larg! Kështu që më pas të gjithë qentë e fshatit vrapojnë pas saj!
Atëherë gjeli i thotë dhelprës, që e mbante me dhëmbë:
Nëse dëshiron që të kurtalisesh nga këta qenë, atëherë thuaju atyre: Ky gjel nuk është i fshatit të juaj!
Dhe, kur dhelpra e hap gojën që të flasë, atëherë gjeli lirohet nga goja e tij dhe ikën!
Pastaj dhelpra me dëshpërim thotë:
” Zoti e shëmtoftë atë gojë që flet, kur duhet të heshtë!”
Ndërsa gjeli i lumtur përgjigjet:
” Zoti e shëmtoftë atë sy që mbyllet, kur duhet që të jetë i hapur, sy vigjilues!”

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit