Shoqata ndihmoni te Varferit

1 – Jeta e kësaj bote

Jeta…
jeta ne dunja
dhurata e shtrenjte
qe Allahu na e dha

Ne jemi ata
qe Allahu ka caktuar
te jetojme ne kete dunja
para nje bote ndjenjash te nenshtruar

E tille eshte dunjaja
ne te here qesh me gezim
here gjendesh ne veshtiresi
e qan me deshperim

I lumturi ne dunja
eshte ai qe Zotin e gezon
se çelesi i lumturise
ne bindje ndaj Tij qendron

Se jeta e kesaj bote
eshte loje dhe mashtrim
te vertit ne shume lugina
e harron se je ne udhetim

Vargu i ndodhirave
qe nderthuret pambarim
do te mbushi ditet tona
e do te ngelet thjesht kujtim

Nje pulitje sysh
e çdo kujtim zhduket
çasti tretet
e vetem realiteti i jetes mbetet

Lavderuar qofte Ai
qe na beri te ndjejme e te perjetojme
lumturine e dashurise
e dhimbjen e ndarjes nga te dashurit
e zemres sone

Keshtu ne e kuptojme
miresine e jetes sone
por duhet te dime si te jetojme
pasi nje dite tek Krijuesi do te shkojme

Ne kete dunja
veç nje here do te jetojme
por njehere eshte mjaftueshem
nese siç duhet veprojme!

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit