Shoqata ndihmoni te Varferit

SHIRKU DHE SHIA’T

Falënderimi i takon Allahut, kurse paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi Pejgamberin më të mirë, mbi shokët e tij të zgjedhur dhe fisnik, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë rrugën dhe metodologjinë e këtij Pejgamberi deri në Ditën e Gjykimit.

Para se të hyjmë në këtë temë, duhet që ta kuptojmë fjalën shirk, si gjuhtarisht, ashtu edhe në terminologjinë e Sheriatit, ashtuqë mos të kemi keqkuptime gjatë leximit.

–          Në etimologji (gjuhtarisht): (الشرك), thotë Ibn  Faris: “Këta tre shkronja (shin, ra, kaf), vijnë në përbërjen e dy kuptimeve esenciale, njëri prej tyre tregon krahasim (përngjasim)…”[1], thotë El-FejruzAbadi: “Shirku d.t.th se janë ortak i njëri tjetrit…”[2]

–          Në terminologjinë e sheriatit: Thotë Ibn Es-Si’di: “Realiteti i shirkut është që të adhurohet krijesa ashtu siç adhurohet Allahu, të madhërohet ashtu siç madhërohet Allahu dhe t’i jepet diçka prej veçorive zotërore apo të adhurimit.”[3] Thotë Ed-Dehlevi: “Shirku nuk është vetëm që njeriu ta barazon dikënd me Allahun dhe të mos dallon mes tyre por realiteti i shirkut është që njeriu ta cilëson dikënd apo t’i bëj dikujt gjëra dhe vepra, të cilat i ka veçuar Allahu për qenien e Tij të Madhërishme dhe i ka bërë simbol të adhurimit, siç është sexhdeja dikujt, kurbani në emër të dikujt, zotimi në emër të dikujt, lypja ndihmë në raste vështirësie (në të cilat nuk mundet që të ndihmon askush pos Allahut), besimi se ky person është në çdo vend dhe se ka mundësi t’i kontrollon gjërat, krejt kjo është shirk dhe njeriu me veprimin e këtyre gjërave bëhet mushrik.”[4] Prej këtyre definicioneve të shirkut do ta kuptojmë qartë se këta vepra janë prej esencave të fesë shii’te dhe se shii’zmi nuk mundet të ndërtohet si fe, përpos se mbi baza të adhurimit të njerëzve dhe vendosjes së tyre në pozita që i takojnë vetëm Allahut subhaneh.

Shia’t  pretendojnë se janë adhurues vetëm të Allahut dhe se nuk i bëjnë atij ortak në adhurim apo në ndonjë veçori prej veçorive të Tija. Kjo d.t.th se ata në çështjen e teuhidit[5] dhe në bazat e fesë janë njëlloj si muslimanët tjerë. Mirëpo a është kjo kështu do të shohim, kurse vetëm pretendimi dhe thënia nuk mjaftojnë që njeriu të jetë musliman,madje kur njëkohësisht bën vepra dhe thotë gjëra të cilat e kundërshtojnë plotësisht pretendimin e tij. Prezencën e shirkut nëpër librat referencë të shia’ve e din çdo njeri i cili ka pak njohuri rreth këtyre librave dhe poashtu e din ai i cili është duke e kërkuar të vërtetën, andaj me lejen e Allahut në këtë artikull do të përmendim disa referenca prej librave të tyre, ashtu që ta argumentojmë pretendimin tonë se librat e shia’ve nxisin në shirk. Në fillim do të nisim me librin e Kulejnit, “Usul el-Kafi” apo “El-Kafi”, libër të cilin disa prej dijetarëve shii’t e llogarisin si librin më të mirë të tyre, thotë Abdulhusejn El-Meusevi: “Libri El-Kafi është libri më i mirë, më i besueshëm dhe më i përpiktë i shia’ve”[6], poashtu thotë Shejhu i tyre, Muhammed Sadik Es-Sadr: “Thuhet se El-kafi i është prezentuar Mehdiut dhe se ka thënë: Ky libër mjafton për shia’t (grupin) tanë.”[7]

Tash të shohim se si shirku është bërë pjesë e këtij sekti të devijuar.

1-      Imamat e dijnë të fshehtën. Thotë El-Kulejni duke përmendur zinxhirin e transmetuesve deri tek Ammar es-Sabati se e ka pyetur Xha’fer es-Sadik: A e dijnë imamat gajbin (të fshehtën)? Tha: “Jo, mirëpo nëse dëshiron që të dij diçka, Allahu ia tregon menjëherë.”

2-      E gjithë toka i takon Imamit. Thotë poashtu ky njeri në një kapitull në librin e tij, të cilin kapitull e ka quajtur: ((Kapitulli: E gjithë toka i takon Imamit)), nga Ebu Abdullahu[8] se ka thënë: “Dynjaja dhe Ahireti janë të Imamit, i vendos ku të dëshiron dhe ia jep kujt të dëshiron, këtë e ka të lejuar prej Allahut.”[9] Subhanallah, kjo padyshim se nuk është ajo fe për të cilën thoshin muslimanët e gjeneratave të para: “Kjo fe i largon njerëzit nga adhurimi i njerëzve dhe i bën ata që ta adhurojnë Zotin e njerëve.” Nëse dynjaja dhe ahireti janë në duart e Imamit, çfarë i mbetet atëherë Zotit të këtij Imami, Allahu na ruajtë prej këtij shirku dhe devijimi.

3-      Imamat janë syri i Allahut mes krijesave. Thotë El-Kulejni: Ka thënë Imam Muhammed El-Bakir: “Ne (12 imamat) jemi gjuha e Allahut, jemi fytyra e Allahut dhe jemi syri i Allahut mes krijesave.”[10]

4-      Imamat e dijnë të kaluarën dhe të ardhmen. Thotë El-Kulejni duke treguar diturinë totale të imamave të tyre: Nga Ebu Abdullahu se ka thënë: “Unë e di çfarë ka në qiej dhe në tokë, e di çfarë ka në Xhennet dhe në Xhehennem dhe e di çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë.”[11] Librat e këtyre janë përplotë me cilësimin e imamave të tyre me cilësi dhe atribute që i takojnë vetëm Allahut.

5-      Aliu i ngjall kafshët. El-Bahrani ka përmendur një transmetim të gjatë, ku përmendet një tregim dhe dialog mes Selmanit dhe Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me ta), tregim në të cilin përmenden disa “mrekulli” të Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të), mes tyre ka përmendur edhe ringjalljen e kafshëve dhe gjëra tjera, në fund të tregimit thotë Aliu (sipas këtij transmetimi të trilluar): “Unë jam robi dhe mëkëmbës i Allahut, urdhëri im është urdhëri i Tij, ndalesa ime është ndalesa e Tij, vullneti im është vullneti i Tij dhe fuqia ime është fuqia e tij.“[12]

6-      Sexhdeja Fatimes. Thotë Hasen El-Ebtuhi: “A lejohet që t’i bëhet sexhde Fatimes? Është transmetuar se është obligim sexhdeja Fatimes pas namazit…” derisa thotë: “…është normale që kur t’a përmendim emrin e saj dhe të lypim ndihmë prej saj, t’i drejtohemi dhe t’i bëjmë sexhde asaj, sepse nuk është e logjikshmë që njeriu të flet me Fatimen, t’i drejtohet saj dhe pastaj t’i bën sexhde dikujt tjetër…”[13]

Ne themi është për tu habitur me shirkun e këtyre, pasiqë Fatimen, Aliun, Husejnin dhe imamat tjerë i kanë bërë zotra, të cilët i adhurojnë pos Allahut, bile u duket e palogjikshme mosbërja e shirkut gjat përmendjes së emrave të tyre. Qoftë i lartësuar Allahu!

Librat e shia’ve janë përplotë me kësi lloj shirku dhe kufri, për këtë shkak për këtë artikull nuk do të sjellim më citate prej librave të tyre, sepse pos shirkut që e njohim për shia’t, qoftë nga adhurimi i varreve, lutja e të vdekurve, adhurimi i dijetarëve dhe llojeve tjera të shirkut dhe kufrit, pata dëshirë t’i përmendi edhe gjërat dhe llojet tjera të shirkut dhe kufrit nëpër librat e tyre, siç ishin: Pretendimi se imamat e dijnë të fshehtën, bërja sexhde Fatimes, ekstremizmi në këta imama, etj.

Ai njeri që e kupton fjalën ((La ilahe il-lAllah)) e din se gjërat e lartëpërmendura janë kufr dhe barazim i krijesave me krijuesin dhe nuk ka nevojë të komentojmë apo të shtojmë diçka për ta qartësuar këtë që e thamë.

Lusim Allahun që të na mbroj dhe ruaj nga çdo devijim në fe, lusim Atë që të na bën pasues të së vërtetës, të na bashkon në Xhennet me Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), Sahabet dhe familjen e tij dhe lutja jonë e fundit është: Hamdi i takon vetëm Allahut!

 

Përgatiti: Ali Ashani

 

 


[1] Mekajiis el-lugah (3/265).

[2] El-Kamus el-Muhit (2/1252).

[3] Tejsiir Keriim er-Rahman (2/499).

[4] Risaletu et-teuhid fq.32-33.

[5] Njëshmërisë së Allahut.

[6] El-Muraxheat fq.311.

[7] Esh-Shia’h fq.123.

[8] Kemi treguar disa herë se nëpër këta transmetime me Ebu Abdullah, kanë për qëllim Xha’fer Es-Sadik.

[9] Usul el-Kafi fq.255.

[10] Usul el-Kafi fq.84.

[11] Usul el-Kafi fq.160.

[12] Medinetul muaxhiz (1/257-258).

[13] Envar Ez-Zehra fq.45.

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit