Shoqata ndihmoni te Varferit

RRETH DISA BIDATEVE QË NJERËZIT I BËJNË KUR JU VDES DIKUSH PREJ FAMILJES

Pyetje: Çka është dispozita e disa veprave që i bëjnë njerëzit kur ju vdes dikush në familje si për shembull mevludi, përkujtimi i të vdekurit në ditën e shtatë pas vdekjes apo në ditën e katërdhjetë dhe kështu me rradhë?

Përgjigje: Është obligim për muslimanët që të kapen për dispozitat e Sheriatit, qoftë në çështje që kanë të bëjnë me rastin e vdekjes së dikujt apo në çfarëdo lloj ibadeti. Thotë All-llahu për një popull që shpikin në fe dispozita që nuk i ka obliguar All-llahu: “Mos vallë kanë ortakë të cilët u përshkruajnë në fe dispozita të cilat nuk i ka urdhëruar All-llahu” (esh Shuura 21) poashtu thotë All-llahu në një ajet tjetër: “Dhe më pastaj të kemi vendosur në një Sheriat, pra pasoje atë (Sheriat)”. (el Xhathije 18) Dhe thotë Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): “Kush vepron një vepër që nuk ka të bëj me çështjen tonë, ajo vepër është e refuzuar”. Pra njerëzve nuk u takon që të shpikin ibadete në Sheriatin e All-llahut në çështjet që kanë të bëjnë me të vdekurit dhe as në çështje tjera të fesë, njeriu është i kufizuar brenda suazave të Sheriatit dhe në brendi të këtyre suazave vepron duke mësuar çështjet që kanë të bëjnë me fenë, thotë Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): “Kujt ia don All-llahu hajrin, ia mundëson t’i kuptojë çështjet e fesë”. (Buhari) Pra kuptimi i çështjeve të fesë është gjë e kërkuar.

Sa i përket ngushëllimeve dhe vizitave dhe mbledhimeve nëpër shtëpi, kjo gjë është e lejuar. Pra ngushëllime mund ti shprehish duke e vizituar në shtëpi, ose në rrugë, në xhami, në shitore, në punë.

Ndërsa mbledhimet që bëhen për shkak të vdekurit duke u mbledhur dhe duke lexuar Kur’an apo mevlud, ose duke bërë dhikër, kjo është gjë e ndaluar.

Sa i përket mbledhimeve që bëhen në ditën e shtatë pasiqë i ndjeri ka vdekur, ose mbledhimet në ditën e katërdhjetë, ose në krye të vitit, e tërë kjo është prej veprave të injorancës dhe një gjë e tillë nuk lejohet.

U lejohet të afërmve të bëjnë dua për të vdekurin dhe të japin sadaka për atë.

Kur vijnë njerëzit për ngushëllim u ofrohet kafe apo çaj , ndërsa nëse bëhet fjalë për udhëtarë që kanë ardhur prej larg, atyre u ofrohet ushqim dhe kjo s’prish punë.

Prej sunetit është që fqinjët dhe të afërmit të dërgojnë ushqim për të afërmit e të vdekurit, dhe nëse mysafirët janë prezent në këtë kohë edhe ata hanë prej ushqimit.

 

U përgjigj: AbdulAziz bin Baz (ish Muftiu i Arabisë Saudite)

Përktheu: Enis Arifi

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit