Shoqata ndihmoni te Varferit

Gjermani: Ligjet e reja të mbikëqyrjes ngrenë shqetësime mbi privatësinë

Ligji i ri federal i policisë lejon përgjimin e komunikimeve të “personave kundër të cilëve ende nuk është krijuar asnjë dyshim për një krim dhe për këtë arsye nuk mund të urdhërohet asnjë masë e procedurës penale”

Parlamenti gjerman ndryshoi dy ligje më 10 qershor, duke u dhënë kompetenca të zgjeruara mbikëqyrjeje policisë federale dhe shërbimeve të inteligjencës.

Ato lejojnë përdorimin e spyware për të sulmuar telefona dhe kompjuterë, duke anashkaluar kriptimin e përdorur nga aplikacionet e mesazheve si WhatsApp dhe Signal.

Kjo ka ngritur shqetësime në Gjermani lidhur me të drejtën e privatësisë.

Ligji i ri federal i policisë lejon përgjimin e komunikimeve të “personave kundër të cilëve ende nuk është krijuar asnjë dyshim për një krim dhe për këtë arsye nuk mund të urdhërohet asnjë masë e procedurës penale”.

Human Rights Watch (HRW) së bashku me Kombet e Bashkuara kanë reaguar, duke theksuar rëndësinë e kriptimit dhe anonimitetit për mbrojtjen e të dhënave dhe të drejtën për privatësi.

“Kjo nuk arrin të sigurojë mbrojtjen e nevojshme nga ndërhyrja e pajustifikuar dhe arbitrare në privatësinë e njerëzve, e kërkuar sipas ligjit ndërkombëtar”, shkruan HRW-ja.

Ndërkaq, qeveria gjermane argumenton se legjislacioni i ri është i nevojshëm për të ndjekur zhvillimet teknologjike. Ajo pretendon se kompetencat e reja do të ndihmojnë policinë federale të ndalojë trafikimin e qenieve njerëzore dhe migracionin pa dokumente.

Por ndërsa disa degë të forcës policore dhe inteligjencës gjermane po përballen me akuza për infiltrim nga ekstremistët e krahut të djathtë, shqetësimet e privatësisë janë gjithnjë e më të ndjeshme.

Që nga viti 2018 përmbajtja e disa grupeve raciste midis oficerëve është bërë publike. Kjo bëri që shteti i Hesse-s të shpërbëjë një nga njësitë speciale më elitare të tij.

Nga 2018 e tutje, adresat private të figurave publike që flasin kundër racizmit ishin marrë nga kompjuterët e policisë në Hesse duke rezultuar në kërcënime të drejtpërdrejta nga grupet e krahut të djathtë.

Në vitin 2008, Gjykata Kushtetuese Gjermane goditi përdorimin e spyware duke përcaktuar “të drejtën për të siguruar konfidencialitetin dhe integritetin e sistemeve të teknologjisë së informacionit”.

Por masat e reja të qeverisë shtyjnë kufijtë e mbikëqyrjes. Një ligj i vitit 2017 që rrit fuqinë mbikëqyrëse të një agjencie tjetër inteligjence është aktualisht në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Human Rights Watch shkruan se “duke abuzuar me dobësitë e sigurisë në pajisjet për të vendosur spyware, qeveria e Gjermanisë e bën komunikimin digjital më pak të sigurt – dhe më të prekshëm ndaj sulmeve”. /albinfo

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit