Shoqata ndihmoni te Varferit

Merkel: Duhet të vendosim në zbatim me shpejtësi axhendën e dialogut me Turqinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se axhenda e dialogut me Turqinë duhet të vendoset në zbatim me shpejtësi në mënyrë që të avancohet bashkëpunimi mbi interesat e përbashkëta në Bashkimin Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në parlamentin federal përpara Samitit të Liderëve të BE-së, Merkel kërkoi që Këshilli dhe Komisioni Evropian të paraqesin propozime lidhur me hedhjen e hapave për formimin e partneriteteve me vendet kyçe në çështjen e migracionit.

“Krahas kësaj nga KE-ja presim që të paraqesë një propozim konkret për financimin e bashkëpunimit për migracionin që BE-ja ka bërë me Turqinë”, theksoi Merkel e cila rikujtoi se në Turqi ndodhen 3.7 milionë sirianë të regjistruar.

“Është e qartë se problemet aktuale dhe ato të ardhshme për migracionin mund t’i zgjidhim vetëm në dialog me Turqinë. Ashtu sikur jemi dakorduar në muajin mars, si BE ne duhet të vendosim në zbatim me shpejtësi axhendën e dialogut me Turqinë në mënyrë që të avancohet bashkëpunimi mbi interesat e përbashkëta”, tha Merkel.

Merkel potencoi se përveç avancimit të modernizimit të Unionit Doganor, në bisedimet me Turqinë duhet të diskutohen edhe çështje të tilla si shëndetësia, mbrojtja e klimës dhe lufta kundër terrorizmit. Ajo shtoi se duhet të avancohet bashkëpunimi strategjik edhe pse me Turqinë ka ndarje të mendimeve në çështjet për shtetin ligjor dhe zbatimin e të drejtave themelore.

– BE-ja kërkon të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë

Kancelarja Merkel bëri të ditur se në Samitin e Liderëve të BE-së do të diskutohen edhe marrëdhëniet lidhur me Rusinë dhe se nuk është e mjaftueshme kundërpërgjigjja pa koordinimin e vendeve anëtare ndaj provokimeve të Rusisë.

Merkel kërkoi që të zhvillohen mekanizma për të dhënë përgjigje të përbashkët kundër këtyre provokimeve. “Vetëm në këtë mënyrë do të mësojmë të kundërpërgjigjemi ndaj sulmeve hibride të Rusisë”, shtoi ajo.

Më tej duke vënë theksin se në të njëjtën kohë duhet të përcaktohet axhenda e interesave strategjike të përbashkëta me Rusinë, Merkel informoi se BE-ja kërkon të zhvillojë kontakte të drejtpërdrejta me Rusinë dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Ajo tha se nuk mjafton biseda e presidentit amerikan Joe Biden me Putin dhe se BE-ja duhet të formojë formate të bisedimeve. Merkel nënvizon se mosmarrëveshjet nuk mund të zgjidhen ndryshe. /aa

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit