Shoqata ndihmoni te Varferit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uron Fitër Bajramin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Ftier Bajramit.

Ajo, përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe përkundër pandemisë, qytetarët duhet të urojnë njëri-tjetrin.

“Esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti”, shkroi Osmani në Facebook.

“Festa e Fitër Bajramit shënon fundin e agjërimit një muajsh, në të cilin besimtarët demonstruan sakrificën dhe shpirtin solidar duke dhuruar diçka nga vetja për më të varfrit, apo për nevojtarët. Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja për shëndet të mirë, paqe e harmoni. Pandemia do të jetë një barrierë në kremten e kësaj feste, porse duhet të gjejmë forcë që edhe në këto rrethana ta urojmë njëri-tjetrin me zemrën plot e me shpresën se së shpejti do ta tejkalojmë pandeminë”, thuhet tutje në postimin e presidentes Osmani.“Ta kemi besimin e fuqishëm se në Bajramin tjetër do të kemi mundësinë t`i japim kuptim kremtes me prezencë fizike te të afërmit e miqtë. Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri solidare! Me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në fund të urimit.

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE