Shoqata ndihmoni te Varferit

Qofte me lëng, pjata ideale për iftar

Meqënëse jemi në muajin e madhërishëm të Ramazanit, kjo është një pjatë ideale për iftar.

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1 e madhe, 1 lugë gjelle rigon, 1 lugë gjelle majdanoz, 2-3 lugë gjelle bukë e thërrmuar, 1 vezë
1 lugë çaji kripë, 1 lugë çaji spec i kuq jo djegës, 2 lugë gjelle gjalpë, 3-4 lugë vaj ulliri, 4 lugë miell, 1, 5 L ujë, 2/3 thelpinj hudhër, kripë, piper, uthull.

Përgatitja: Qoftet formohen nga përzierja e gjithë masës duke firmuar një brumë. E mira është ta bëni një natë përpara, por nëse nuk keni patur kohë e lini të pushojë të paktën për 1 orë kur erëzat të lëshojnë aromën e tyre. Në një tigan shtojmë vaj dhe skuqim qoftet të bëra në mënyrë rrethore të lyer me pak miell. I skuqim në zjarr mesatar që qoftja të piqet mirë. Pasi qoftet janë skuqur i vendosim në një pjatë dhe i mbulojmë me letër alumini për të qëndruar të ngrohta. Në një tenxhere, shtojmë gjalpin, vajin nga tigani qofteve për të dhënë shije, dhe hudhrat e prera imët. I kaurdisim për pak por jo shumë sepse hudhra do skuqet dhe me miellin dhe do na digjet më shumë seç duhet. Shtojmë miellin dhe e skuqim zjarr mesatar aq sa merr një ngjyrë kafe të bukur dhe më pas e largojmë tiganin nga zjarri dhe shtojmë ujin e nxehtë duke e rretulluar me shpejtësi në mënyrë për të shmangur kokrizimin e miellit. E vendosim përsëri në zjarr dhe shtojmë, kripë, piper dhe një lugë gjelle uthull. E trazojmë dhe kur ajo vlon e lejmë edhe 5 minuta. Në fund e shtojmë në pjata dhe sipër i vendosim qoftet. Ju bëftë mirë!

Kjo recetë u realizua nga Maison de goût

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit