Shoqata ndihmoni te Varferit

Reddit përmirëson kërkimin, tani mund të kërkoni komentet

Më përpara pasi të identifikonit postimin duhej të kontrollonit komentet për të gjetur përgjigjen që po kërkoni.

Pas 17 vitesh Reddit vendosi ti bëjë komentet e platformës të kërkueshme. Përdoruesit do të marrin rezultate kërkimi tashmë edhe nga replikat e bëra në postime dhe jo thjeshtë postimin origjinal.

Më përpara pasi të identifikonit postimin duhej të kontrollonit komentet për të gjetur përgjigjen që po kërkoni.

Mundësia për të kërkuar komentet ishte një funksionalitet shumë i kërkuar nga një anketë e bërë vitin e kaluar. Reddit gjithashtu aplikoi një testim të kufizuar të funksionalitetit për 26 mijë përdorues.

Së fundi Reddit ka përmirësuar kërkimin për të ndihmuar përdoruesit të gjejnë rezultate. Më përpara një rezultat kërkimi duhej të ishte perfekt por tani ka më pak kufizime.

Rrjeti social ka përmirësuar edhe ndërfaqen e kërkimit bazuar në përshtypjet e përdoruesve. Tani ju jep prioritet postimeve mbi llojet e tjera të përmbajtjeve. /PCWorld Albanian

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit