Clarence Seedorf pranon Islamin
Legjenda e futbollit holandez Clarence Seedorf ka njoftuar se është konvertuar në Islam. Ka qenë vetë ish-futbollisti që ka njoftuar këtë ndryshim në llogarinë e tij në Instagram.
Seedorf tha: “Një falenderim i veçantë për të gjitha mesazhet e bukura në festimin e bashkimit tim në familjen muslimane. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që bashkohem me të gjithë vëllezërit dhe motrat anembanë botës, veçanërisht Sophia ime e adhurueshme, e cila më ka mësuar më shumë në – thellësia e kuptimit të Islamit. Unë nuk e ndryshova emrin tim dhe do të vazhdoj të mbaj emrin tim siç e kanë dhënë prindërit e mi, Clarence Seedorf! Unë po dërgoj gjithë dashurinë time për të gjithë në botë.”
Clarence Seedorf luajti për shumë klube me emra të mëdhenj, duke përfshirë Ajax, Real Madrid, Inter Milan dhe AC Milan, gjatë gjithë karrierës së tij të jashtëzakonshme.
Ish-mesfushori holandez fitoi katër tituj të UEFA Champions League (në 1995 me Ajax, në 1998 me Real Madrid, në 2003 dhe 2007 me AC Milan), një titull në La Liga me Real Madrid në 1997 dhe dy tituj të Serie A me AC Milan në 2004 dhe 2011 gjatë karrierës së tij. /Abcnews.al/