Shoqata ndihmoni te Varferit

DHIKRI PAS NAMAZIT BASHKARISHT DHE ME ZË

Pyetja: A ka ndonjë dua’[1] të cilën e thojnë xhemati me imamin menjëherë pas namazit, me zë të lartë, përshkak se nëpër disa vende të muslimanëve, kur imami jep selam fillon me dua’ dhe lutje dhe të tjerët i bashkangjiten.

Përgjigja: Kjo vepër është e pabazë dhe nuk dijmë ndonjë argument për këtë në fe, d.m.th kur imami dhe xhemati të japin selam, bëjnë dua’ dhe i çojnë duart gjat dua’s pas namazit farz, kjo gjë nuk ka bazë, as pas iqindie, as pas sabahut dhe as në ndonjë namaz tjetër. Por ajo çka duhet thënë është:

ستغفر الله، استغفر الله، استغفر الله، اللهم أنت السلام ومنك السلام تباركت يا ذا الجلال والإكرام)

((Estaghfirullah, Estaghfirullah, Estaghfirullah, All-llahumme Ente es-Selamu ve Minke es-Selamu Tebarekte ja dhel Xhelali vel Ikram)), pastaj kthehet imami kah xhemati, duke u drejtuar kah ata me fytyrë, pastaj thotë ai dhe të tjerët:

(( لا إله إلا الله وحده لا شريك له، له الملك وله الحمد وهو على كل شيء ٍقدير، لا حول ولا قوة إلا بالله، لا إله إلا الله، ولا نعبد إلا إياه له النعمة وله الفضل وله الثناء الحسن، لا إله إلا الله مخلصين له الدين ولو كره الكافرون. اللهم لا مانع لما أعطيت، ولا معطي لما منعت ولا ينفع ذا الجد منك الجد))

((La ilahe il-lallah vahdehu la sherike leh, lehul Mulku ve lehul Hamdu, ve Huve ala kul-li shej in Kadiir, La havle ve la kuvvete il-la bil-lah, La ilahe il-lallah, ve la ne’abudu il-la Ijjahu, lehu en-ne’ametu ve lehul fadlu ve lehu eth-thenaa el-hasen, La ilahe il-lallah muhlisiine lehu ed-diine ve leu kerihel kafiruun. All-llahumme la mani’a limaa e’atejte ve la mu’tije lima mene’ate ve la jenfe’u dhel xhedd minkel xhedd.)) Kjo mënyrë e dhikrit është e njohur prej Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), një pjesë e ka transmetuar Theuban, një pjesë el-Mughira ibn Shu’be dhe një pjesë Abdullah bin Zubbejr (Allahu qoftë i kënaqur me ta) dhe këto janë hadithe të vërteta nga i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Ky është sunneti i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) – kur të jep imami selam të thotë, por edhe gruaja thotë:

ستغفر الله، استغفر الله، استغفر الله، اللهم أنت السلام ومنك السلام تباركت يا ذا الجلال والإكرام)

((Estaghfirullah, Estaghfirullah, Estaghfirullah, All-llahumme Ente es-Selamu ve Minke es-Selamu Tebarekte ja dhel Xhelali vel Ikram)), të gjithë e thonë, pastaj imami kthehet kah njerëzit, duke u drejtuar kah ta me fytyrë, qoftë pak kah e djatha apo kah e majta, kryesorja se kthehet kah ata me fytyrë, përshkak se kjo është tradita e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), pastaj imami dhe xhemati thojnë secili në veten e tij:

)لا إله إلا الله وحده لا شريك له، له الملك وله الحمد وهو على كل شيء ٍقدير، لا حول ولا قوة إلا بالله، لا إله إلا الله، ولا نعبد إلا إياه له النعمة وله الفضل وله الثناء الحسن، لا إله إلا الله مخلصين له الدين ولو كره الكافرون. اللهم لا مانع لما أعطيت، ولا معطي لما منعت ولا ينفع ذا الجد منك الجد(

((La ilahe il-lallah vahdehu la sherike leh, lehul Mulku ve lehul Hamdu, ve Huve ala kul-li shej in Kadiir, La havle ve la kuvvete il-la bil-lah, La ilahe il-lallah, ve la ne’abudu il-la Ijjahu, lehu en-ne’ametu ve lehul fadlu ve lehu eth-thenaa el-hasen, La ilahe il-lallah muhlisiine lehu ed-diine ve leu kerihel kafiruun. All-llahumme la mani’a limaa e’atejte ve la mu’tije lima mene’ate ve la jenfe’u dhel xhedd minkel xhedd.)) Pastaj është e pëlqyeshme që të bën tesbiih dhe tekbiir Allahun 33 herë, SubhanAllah, Vel Hamdulilah, Ve AllahuEkber, 33 herë, siç na ka mësuar Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), kështu këta bëjnë 99 herë, 33 tesbih (subhanAllah), 33 tahmide (elhamdulilah) dhe 33 tekbire (Allahuekber), këta janë 99, pastaj të njëqindën thotë: (لا إله إلا الله وحده لا شريك له، له الملك وله الحمد وهو على كل شيءٍ قدير)- ((La ilahe il-lallah vahdehu la sherike leh, lehul Mulku ve lehul Hamdu, ve Huve ala kul-li shej in Kadiir)) e transmeton Muslimi në Sahihun e tij, d.m.th ky është sunneti i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) sa i përket dhikrit pas namazit, e thotë imamixhemati, ai që falet vetë, mashkulli dhe femra. Pastaj është e pëlqyeshme që të lexohet Ajetul Kursij:

(( اللّهُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ...)), ((Allahu la ilahe il-la huve el-Hajju el-Kajjuum…))[2], pastaj është e pëlqyeshme që të lexohet (Kul huve Allahu ehad) dhe dy suret, El-Felek dhe En-Nas, pas çdo namazi farz, mirëpo në namazin e sabahut dhe akshamit lexon secilën prej këtyre sureve tre herë, siç është transmetuar në Sunnet, kjo është e lejuar. Kurse sa i përket ngritjes së duarve gjatë dua’s e cila bëhet bashkarisht mes imamit dhe xhematit në namaz të sabahut, ikindisë, akshamit apo në ndonjë namaz tjetër, kjo nuk ka bazë dhe është prej bidateve, andaj nuk lejohet të bëhet kjo vepër. Mirëpo nëse njëriu bën dua’ pas namazit në xhami, mes tij dhe Zotit të tij duke mos i ngritur duart, ngase janë transmetuar hadithe në këtë kuptim, të cilat na tregojnë se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) bënte ndonjëherë dua’ pas këtij dhikri, andaj nuk ka gjë të keqe. Kur ta bën dhikrin bën dua’,  në veten e tij dhe thotë:

((اللهم اغفر لي ما قدمت، وما أخرت، وما أسررت، وما أعلنت، وما أسررت وما أنت أعلم به مني، أنت المقدم وأنت المؤخر لا إله إلا أنت))

((Allahumegfir lii ma kaddemt, ve ma akhhart, ve ma esrert, ve ma e’alent, ve ma Ente ea’lemu bihi minni, Entel Mukaddimu ve Entel Muakhiru, La ilahe il-la Ente)), d.m.th e thotë këtë dua’ ndonjëherë, ose e thotë pas selamit. Poashtu mund të thotë:

((اللهم أعني على ذكرك وشكرك وحسن عبادتك))

((Allahumme ei’nni a’la dhikrike ve shukrike ve husni i’badetik)), nëse e thotë këtë para selamit kishte qenë më mirë, mirëpo nëse e thotë pas selamit nuk ka gjë. Për këtë themi se atë që e bëjnë disa njerëz duke i ngritur duart të gjithë së bashku, imami dhe xhemati, nuk dijmë bazë për këtë vepër, bile besojmë se kjo vepër është bidat (risi), siç e kanë spjeguar një grup dijetarësh (Allahu i mëshiroftë).

((نور على الدرب: الذكر بعد الصلاة جهرا))

Shejh AbdulAziz ibn Baz (ish muftiu i Arabisë Saudite)

Përktheu: Ali Ashani

 


[1] E ka për qëllim këtu, dua’ të posaçme e cila thuhet bashkarisht pas namazit.

[2] El-Bekare:255

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit