Shoqata ndihmoni te Varferit

Erdoğan: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Turqi

December 22, 2021

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot se në vend nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por se ato do të mbahen në qershor të vitit 2023 në terminin e rregullt, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar Klubit të Përfaqësuesve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë, Erdoğan komentoi pretendimet e qarqeve të opozitës për zgjedhje të mundshme të parakohshme në vend.

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme në Turqi. Ky është shtet ligjor. Zgjedhjet do të mbahen kur të janë të planifikuara”, tha Erdoğan.

Duke theksuar se zhvillimet aktuale ekonomike nuk janë fryt i ndodhive në Turqi, por rezultat i ndryshimeve në ekonominë globale, Erdoğan tha se plani i ri ekonomik siguron mirëqenien e të gjithë qytetarëve turq, e jo vetëm atyre që kanë para në banka dhe që eksportojnë.

“Programi, të cilin e shpallëm dje për të sjellë kursin e këmbimit në nivelin e realitetit në vendin tonë brenda rregullave të një ekonomie të tregut të lirë, e ka arritur qëllimin e tij”, tha Erdoğan.

Ai theksoi se Turqia është e vendosur të mbrojë fitimet e të gjithë qytetarëve të saj nën presionin e kursit të këmbimit dhe inflacionit.

“Duke siguruar që spekulatorët dashakeq të largojnë duart nga vendi ynë, ne po përpiqemi të sigurojmë që tregu i lirë të funksionojë sipas rregullave të veta”, tha Erdoğan.

Ai gjithashtu tha se Turqia ka filluar të paguajë mbështetjen për fermerët që po përballen me dëmet e shkaktuara nga thatësira dhe se bëhet fjalë për mbështetjen totale prej 2.6 miliardë lirash.

Erdoğan tha se së shpejti do t’i njoftojë popullit një lajm të mirë në lidhje me zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës TURKOVAC kundër COVID-19.

“Me ndihmën e Zotit ne do ta bëjmë vaksinën TURKOVAC të disponueshme për të gjithë botën, për mbarë njerëzimin”, tha Erdoğan. /aa

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit