Shoqata ndihmoni te Varferit

Mijëra izraelitë në Tel Aviv festojnë ikjen e Netanyahut

Izraelitët festuan përfundimin e periudhës së Benjamin Netanyahut i cili ka qenë kryeministër i Izraelit për 12 vite pa ndërprerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mijëra izraelitë u mblodhën në sheshin “Rabin” në Tel Aviv pasi koalicioni i formuar nën kryesimin e partive Yesh Atid dhe Yamina morën votëbesimin në parlament.

Të tubuarit me flamuj izraelitë në duar hodhën sloganet “Ky vend është i yni, Netanyahu iku” dhe “Netanyahu në burg”.

Në zonën ku u zhvilluan festimet u shpalos edhe banderola me mbishkrimin “Ministri e krimit” me fotografi të Netanyahut.

Izraelitët që festuan në sheshin “Rabin”, më pas marshuan drejt sheshit “Habima” në Tel Aviv.

Pas mbërritjes në këtë shesh izraelitët vazhduan duke festuar deri në orët e vona të natës.

Qeveria e koalicionit të formuar nën udhëheqjen e liderit Yair Lapid të partisë Yesh Atid dhe Naftali Bennett liderit të partisë Yamina, mbrëmë morën votëbesimin në një votim të mbajtur në Parlamentin izraelit.

Me marrjen e votëbesimit të koalicionit Lapid-Bennett, Netanyahu humbi postin e kryeministrit të cilin e mbante prej 12 vitesh pa ndërprerë. /aa

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit