Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish
Gabim
  • JUser: :_load: S'mundi me ngarkue përdoruesin me ID: 45

A lejohet te punoje femra ne zyrat shteterore?

Pyetja : Jam 32 vjeçar dhe i martuar.

Pyetja ime ka te beje me ate se ai i lejohet nje  femre, konkretisht gruas time qe te punoje e perziere me meshkuj ne pune. Ne fakt

 bashkeshortja ime eshte e mbuluar me veshje islame. Por dua te dije se ai i lejohet, a eshte haram apo hallall te punoj e perzier me burrat ne nje zyre. Punen ne nje nga

 bashkite-komunat e Republikes se Maqedonise.

Përgjigjja:

I nderuar lexues! Pyetja që keni drejtuar është një pyetje që shpesh herë na drejtohet. Gruaja është e obliguar me punët në shtëpi brenda pra nëse do të punojë ka plot punë për të bërë në shtëpi.

 

Por nuk mund të japim vendim me një herë vetëm me kaq se ajo ka këtë obligim dhe nuk mund të bëjë asgjë tjetër.

 

Që të jepet një vendim në lidhje me punën e gruas duhet të shohim gjëndjen ekonomike të shtëpisë, gruaja dëshiron të punojë për të bërë një jetë më lukse apo për të përmirësuar ekonominë e shtëpisë, gjëndjen e burrit punon apo jo, nëse nuk punon cila është arsyeja që nuk punon etj…

 

Nëse gruaja dëshiron të punojë për një jetë më lukse atëherë kjo nuk futet tek domosdoshmëria e kjo na jep të drejtën të themi se kjo grua nuk lejohet të punojë jashta asaj që është obliguar. Por nëse kjo punon për të mundësuar jetesën e familjes për arsye të ndryshme të cilat bëjnë domosdoshmëri të punojë gruaja atëherë duhet të shohim mënyrën se si kjo grua mund të punojë. Një nga kushtet e mundësisë së punës së femrës është dhe leja nga burri i sajë, nëse burri i jep leje për të punuar atëherë mund të punojë por nëse nuk i jep leje atëherë ajo femër nuk mund të punojë. Kjo për arsye se obligimi i gruas është ti bindet burrit të vet deri në atë vend ku e lejon Islami.

 

Shumë herë vërejmë disa gjëra që në të vërtetë Pejgamberi a.s na ka lajmëruar që në atë kohë ku midis fjalëve të tij mund të theksojmë “ Do të vijë një kohë kur femrat gjërat e luksit do tua tregojnë burrave të tyre si domosdoshmëri të shtëpisë në mënyrë që edhe ato të dalin përjashta për të punuar e për shëtitur.”

 

Duhet të mendojmë se vallë gruaja jonë a është e detyruar të punojë e të neglizhojë fëmijët për të cilët është e obliguar ti edukojë ashtu siç duhet me ekonominë qe kemi. Apo ekonomia që posedojmë na mjafton të jetojmë pa i shtrirë dorën tjetrit që të na ndihmojë. Pasi ti mendojmë të gjitha këto mund të dalim tek kushtet e lejimit apo të mos lejimit të gruas në një vend të përzier me burra.

 

Pejgamberi a.s thotë: “ Gruaja në shtëpi është një çoban që ruan burrin e sajë dhe atë çfarë posedon burri i sajë.” (Buhari)

 

Gruaja është e lirë të mendojë, të adhurojë dhe të mbajë pasuri të veten ta shtojë atë e të investojë me të. Gruaja në raste kur burri i sajë nuk është ka të drejtë të punojë dhe të mbajë familjen e sajë njësoj si burri kur ishte.

 

Gruas i është hequr si obligim sjellja e nafakasë në shtëpi për arsye se i është bërë obligim mbulesa dhe ruajtja e nderit. Islami e ka hequr këtë obligim nga gruaja për arsye se ajo duhet të ruhet nga çdo lloj luhatje nderi.

 

Fitimi i pasurisë për gruan është obligim i burrit të sajë, nëse nuk e ka burrin atëherë i takon babait, vëllait, gjyshit, dajës dhe xhaxhait e të ngjashëm me këto. Pra çdo pjestar i familjes e ka obligim të punojë për të mbajtur njerëzit e familjes e për të ruajtur gruan nga çdo gjë negative.

 

Mbi gjitha këto në Islam nuk ka ndonjë urdhër që ferma nuk mund të punojë jashtë. Por ka disa rregulla që ajo duhet ti përmbahet sepse nëse nuk u përmbahet atëherë kalon kufirin dhe zhytet në haram.

 

Në Islam si burri ashtu edhe gruaja janë të njëjtë tek Allahu xh.sh përballë obligimeve që ata kanë ndaj Allahut xh.sh. Liritë që i janë dhënë burrit në Islam i janë dhënë edhe gruas midis tyre nuk ka asnjë dallim për sa i përket lirisë. Këtë liri të gruas e shohim tek vërseti 12 i sures Mumtehine ku Allahu xh.sh i thotë Pejgamberit a.s:

 

“O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të të japin besën se: nuk do t’i shoqërojnë asnjë send All-llahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do t’i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëherë prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falë ato, se All-llahu është mëkatfalës dhe mëshirues.”

 

Në këtë vërset shihet qartë liria e gruas duke u thekësuar ardhja e gruas vetë tek Pejgamberi a.s për tu betuar e përtë dhënë fjalën që do të zbatojë ato çfarë Islami i urdhëron. Allahu xh.sh nuk thotë do të vijnë burrat e tyre dhe do të japin fjalën për gratë e tyre por do të vijnë vetë gratë, e kjo tregon qartë pavarësinë e sajë në mendim, adhurim, vendim etj…. Të jesh grua nuk do të thotë të hiqen të drejtat që të ka dhënë Islami.

 

Sipas Islamit gruaja dhe burri mund të punojnë të dy bashkë si në punët e shtëpisë ashtu dhe në punët përjashta, kjo bëhet sipas marrëveshjes që ata mund të bëjnë midis tyre. Në bazë të kushteve dhe rrethanave gruaja mund të jenë më e zonja për të punuar dhë për të siguruar jetesën e burri për të ndihmuar gruan në punët e shtëpisë. E rëndësishme është që të jetojnë një jetë të lumtur e të pastër nga çdo lloj harami. Në disa vende shohim që Pejgamberi a.s u ka ndarë punët vazjës dhe dhëndërrit të vet ku vajzës i ka dhënë punët e shtëpisë e dhëndërrit punët përjashta. (Ibn Ebi Shejbe, Musannef, X/165, Nr: 9118; XIII/284, No: 16355; Ömer Nasuhi Bilmen, Hukuk-i İslamiyye, II/484. )

 

Planifikimi në familje është një model i mirë për çdo mysliman, ku këtë planifikim mund ta bëjmë në bazë të zakoneve e traditave të vendit ku jetojmë por duke i kushtuar kujdes mos tejkalimit të kufijve Islam. Mos të harrojmë se jo çdo zakon apo traditë që nuk ka ekzistuar në kohën e Pejgamberit a.s në rrethin ku Ai ka jetuar është humbje sepse për të dhënë vendimin që ky zakon është në humbje duhet të shohim ligjet e Islamit. Nëse ky zakon bie në kundërshtim me ligjet e Islamit atëherë është në humbje por nëse nuk është atëherë ky zakon mund të përdoret.

 

Allahu xh.sh thotë:

 

“O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.” (Nisa/ 29)

 

Pejgamberi a.s thotë:

 

“ Kushdo nga ju që ngarkon në kurrizin e tij dru dhe i zbret nga mali për ti shitur ato shtë më mirë se të lypset tek të tjerët. (Buhari, Buju 5)

 

Siç e shohim në vërset dhe në hadith nuk ka ndonjë dallim apo ndarje midis gruas e burrit por është folur në mënyrë të përgjithshme.

 

Pas këtyre mund të themi që gruaja mund të punojë në një punë jashtë por duke pasur para syshë që ajo punë nuk e pengon për mbajtjen e shamisë, kryerjen e obligimeve fetare, seriozitetin që i takon një besimtareje etj. Në vendin e punës ku ajo punon duhet të jenë grup njerëzish që punojnë në një vend e jo vetëm gruaja me një burrë të huaj. Gruaja mund të punojë në një punë private por duke qenë grup njerëzish e jo vetëm ajo, sepse nëse ajo është vetëm me një burrë atëherë i treti bëhet shejtani siç na lajmëron dhe vetë Pejgamberi a.s.

Read 15059 times Last modified on E enjte, 21 Nandor 2013 21:57
Published in Pyetje&përgjigje
Rate this item
(0 votes)

Login to post comments

Reklama e juaj