Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Disa fakte që nuk i keni ditur për Medinen e ndritshme

Xhamia e sotme është njëqind herë më e madhe se në kohën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s, ajo sot është më e madhe se e gjithë brendësia e qytetit në atë kohë.

1. Medina është harem

 

Të gjithë e dimë se Meka është harem apo hapësirë e shenjtë , ndërsa nuk duhet të na habis se shumica nuk e dinë se edhe Medina është e tillë. Meka është harem që nga koha e Ibrahimit a.s, ndërsa Medina që nga koha e Muhamedit a.s. Sipas traditës Islame pejgamberi a.s e ka lutur Allahun që Medinën ta bëj harem, dhe i Madhërishmi ia pranoi lutjen. Kështu që në të nuk guxon të derdhet gjaku, të merren armët për shkak të luftës, të gjuhet, e as të shkatërrohen bimët etj.

 

Nga Enes ibn Maliku r.a transmetohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s kur kthehej nga Hajberi u ndal në afërsi të Medinës dhe duke shikuar Uhudin tha: “Kjo kodër neve na donë dhe ne e duamë atë.” Pastaj shikoi Medinën dhe tha” Allahu im, në të vërtetë atë çka është mes dy labeve (shkëmbinj të zi  vullkanik që e rrethonin  Medinën në tri anë) e shpall harem, sikur Ibrahimi a.s e bëri Mekën harem. O Zotim im jepu banorëve të saj bereqet në mu’dun dhe sa’jin e saj (njësi matëse)!”

 

Sa i përket kufijve të haremit medinas, ato janë të karakterizuar me Horrin (lugina vullkanike) Vakimin (në lindje të Medinës) Horr El-Veber (perëndim)  kodrën Sevr (veri) dhe kodrën ‘Air (jug)

 

Qëndrimi në harem ka mirësitë e tij, mirëpo në të njëjtën kohë shkalla e mëkateve është shumë e rëndë. Nga Aliu r.a transmetohet se ka thënë: “Tek ne (Ehlu Bejti) nuk ka asgjë të shkruar përveç librit të Allahut dhe kësaj flete nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s: Medina është harem nga ‘Airi dhe deri tek ai dhe ai vend. Kush bën ndonjë mëkat apo strehon ndonjë kriminel mbi të është mallkimi i Allahut, i melekëve dhe i të gjithë njerëzve. Prej tij nuk pranohet as farzi as nafilja.

 

2. Tentimi për vjedhjen e trupit të Muhamedit a.s.

 

Gjatë historisë ka pasur disa tentime për ta vjedhur varrin e pejgamberit a.s. tentimi i parë ka ndodhur në shekullin  e pestë hixhrij kur halifi fatimij Hakim Biemrillah urdhëroi mëkëmbësin  e tij Ebu El-Futuh të sjell trupin e pejgamberit a.s në Egjipt ku ishte edhe selia e hilafetit fatimij. Thuhet se Hakim Biemrillah kishte ndërtuar një mauzole të bukur ku mendonte të vendos trupin e pejgamberit a.s. qëllimi i tij ishte të rriste rolin e Egjiptit dhe ndikimin e tij personal në mesin e muslimanëve. Qytetarët e Medinës u informuan për qëllimet e Ebul Futuhut dhe me mosdëgjim qytetarë penguan realizimin e këtij plani.

 

Komploti më i njohur i tentimit për të vjedhur trupin e pejgamberit a.s ndodhi në vitin 557 h. Transmetimet e asaj kohe  na tregojnë se në atë kohë në Egjipt udhëhiqte një mbret i drejtë musliman Nurudin Zinki. Një natë pasi që fali namaz nafile, pa në ëndërr të Dërguarin e Allahut .s.a.v.s . Ai i tregoi për  dy bura flokëkuq duke i thënë: “Shpëtomë nga këto dy.” Nuruddini u zgjua me frikë. U ngrit mori abdes dhe u fal. Kur u kthye në gjumë përsëri ëndërroi të njëjtën gjë. Kur për së treti herë ëndërroi të njëjtën gjë u këshillua me këshilltarin e tij Xhemaluddin Mosuli i cili i propozoi të udhëtojnë për në Medine. U morrin vesh që askujt të mos i tregojnë për ëndrrën. Në Medine erdhën për 16 ditë duke marrë me vete ari që do ta ndanin si sadaka. Pas një periudhe të kaluar në Medine vendosën të lajmërojnë se mbreti ka sjellë dhurata me vete për qytetarët e Medinës dhe dëshiron t’ua ndaj personalisht secilit. Derisa banorët vinin një nga një për të marrë dhuratat, Nurudin Zinki mundohej të njoh dy burrat që i pa në ëndërr. Megjithatë, edhe pse të gjithë banorët e Medinës kaluan para mbretit ai nuk i njohu ata dy byra, pas kësaj pyeti: “ a erdhën të gjithë banorët e Medinës?” morri përgjigjen se kanë ardhur të gjithë përveç dy marokasve të cilët para do kohe kanë ardhur në Medine për të kaluar nj kohë para se të bëjnë haxhin. Banorët e Medinës përmendën se ata janë të pasur dhe ndajnë sadaka. Krahas kësaj janë edhe shumë të devotshëm. Çdo ditë falin namazet ditorë dhe namazin e natës në xhaminë e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s

 

Gati se çdo mëngjes vizitojnë varrezat në Beki’. Kur të dy burrat u paraqitën para Nurudin Zinkit ai i njohu dhe komploti i tyre doli në shesh. Në fakt, ata kishin marrë një shtëpi në afërsi të varrit të pejgamberit s.a.v.s. dhe çdo ditë kishin gropuar tunelin për të arritur tek trupi i pejgamberit a.s. Dheun e futnin në torba tradicionale marokene dhe e hedhin në varreza, çka sqaron vizitën e shpeshtë të tyre te varrezat Beki. Në fund ata pranuan se po kryejnë një urdhër të mbretit të krishterë i cili u kishte premtuar pasuri të madhe nëse ia sjellin trupin e pejgamberit a.s

 

Pas kësaj Nuruddin Zinki urdhëroi që rreth varrit të pejgamberit a. s. Të hapet një tunel i thellë ku do të hidhet bakër i shkrirë. Kjo u bë për të penguar tentimet tjera për vjedhjen e trupit të pejgamberit a.s.

 

Ekzistojnë transmetim tjera që tregojnë tentimet tjera për të vjedhur Huxhra sherifin mirëpo asnjë nuk pati sukses.

 

3. Xhamia e sotme është më e madhe se i gjithë qyteti në kohën e të Dërguarit të Allahut

 

Xhamia e sotme është njëqind herë më e madhe se në kohën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s, ajo sot është më e madhe se e gjithë brendësia e qytetit në atë kohë. Për këtë më së miri flet ajo që Xhenetul Beki’ më parë kanë qenë në dalje të qytetit tani janë pranë vetë xhamisë.

 

4. Xhamia disa herë është djegur

 

Pjesa më e madhe e xhamisë së vjetër të pejgamberit s.a.v.s disa herë është djegur. Në njërin nga ato zjarre në vitin 654 h. Është djegur edhe mihrabi origjinal që nga koha e Muhamedit a.s. ky zjarr ka qenë më i madhi ndërsa sipas transmetimeve të ndryshme shkak i tij ka qenë flaka e qirinjve që kanë ndriçuar xhaminë. Zjarri i dytë ndodhi në vitin 886 h. Pasi që vetëtima goditi minaren në anën lindore. Ky zjarr u përhap aq shpejt sa jetën e humbën më shumë se dhjet persona. Çdo herë xhamia është rinovuar duke ruajtur karakteristikat kryesore.

 

5. Xhamia ka katër mihrabe

 

Në xhami sot ndodhen katër mihrabe. Mihrabi në të cilin imami sot i udhëheq xhematin njihet si mihrabi i Othomanit. Gjendet në vendin më të largët të murit jugorë të xhamisë së të Dërguarit të Allahut  s.a.v.s.  është ndërtuar në vendin e njëjtë ku halifja i muslimanëve Othmani r.a i udhëhiqte njerëzit në namaz. Ai ndërtoi për veten e tij një mihrab për të pasur një hapësirë më të sigurt për veten për t’u ruajtur nga ndonjë atentat i mundshëm ashtu siç i ndodhi Omerit r.a. Në vitin 91 hixhrij Omer ibn Abdulaziz e rinovoi xhaminë dhe në atë vend ndërtoi mihrabin.

 

Mirëpo krahas këtij në xhami është edhe  mihrabi i ashtuquajtur “mihrabi hanefij”. Ky mihrab gjendet pranë mihrabit të pejgamberit a.s vetëm pak në perëndim.

 

Një periudhë të gjatë falësit më të shumtë në xhamin e pejgamberit s.a.v.s ishin të medhhebit mailkij . Pasi që këto vende erdhën nën sundimin e autoriteteve egjiptiane, imami i medhhebit shafij është vendosur bashkë me imamin malikij. Të gjitha namazet, përveç sabahut, së pari i falte imami i medhhebit malikij, pastaj ai shafij, në bazë të mësimeve të dyjave shkollave. Me kalimin e kohës, për shkak se medhhebi hanefij u bë medhheb zyrtarë në perandorin osmane, u rit numri i ithtarëve të medhhebit hanefij, çka bëri që të ndërtojnë edhe mihrabin e tyre. Samudi përmend se edhe imami shafij e ka falur namazin në këtë mihrab para atij hanefij deri sa  namazin e teravisë e kanë falur bashkë pas një imami. Ali ibn Musa regjistron se në vitin 1303 xhemati më i shumët ishte ai i medhhebit hanefij derisa më pak në numër ishin ato të medhhebit shafij.

 

Me hyrjen e Hixhazit nën administrimin e mbretërisë saudiane, mbreti Abdulaziz urdhëroi që të gjithë muslimanët të falen pas një imami, kësaj radhe sipas medhhebit hambelij.

 

Mirëpo mihrabi më i rëndësishëm është ai i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Gjashtëmbëdhjetë muaj pasi që i Dërguari i Allahut s.a.v.s hyri në Medine,  i udhëhiqte muslimanët në namaz duke u kthyer drejt xhamisë Al-Aksa në Kuds. Ndërsa kur i Allahu i Madhërishëm i shpalli: “Ti ktheje fytyrën tënde kah Mesxhidul Harami”  i Dërguari i Allahut s.a.v.s filloi ti udhëheq muslimanët në namaz nga vendi ku edhe sot gjendet mihrabi i tij.

 

Duhet të përmendim se gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s dhe katër halifëve nuk ekzistonte mihrabi në formën që ne sot e dimë dhe e shohim.

 

Burimi: Preporod.com

 

Përktheu: Arsim Dauti

Read 26228 times Last modified on E enjte, 21 Nandor 2013 22:45
Published in Rreth Medines
Rate this item
(1 Vote)
Login to post comments

Reklama e juaj