Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Refugjatët sirian dhe palestinez, grevë urie kundër kushteve çnjerëzore

E hëne 25 Nëntore 2013 12:48

Mijëra refugjat sirian dhe palestinezë të cilët gjenden në burgjet egjiptiane filluan një grevë urie në shenjë proteste ndaj kushteve çnjerëzore në të cilat po jetojnë në burg.

Refugjatët u arrestuan ndërsa përpiqeshin që të kalonin në mënyrë të "paligjshme" nga Egjipti për në Evropë, përmes detit.

 

Sipas të dhënave zyrtare, 320 000 sirian kanë hyrë në vend që prej marsit 2011, kur edhe ka nisur konflikti në Siri.

 

Ndërkohë, përfaqësuesi rajonal i UNHCR-së, Mohamed al - Deeri, tha se refugjatët janë të detyruar të paguajnë për biletat e udhëtimit , nëse ata donë të kthehen në Siri apo të udhëtojnë në një vend tjetër. "Përndryshe , ata duhet të mbeten në burg për një kohë të pacaktuar, " tha ai .

 

Disa organizata të të drejtave të njeriut kanë dënuar arrestimin e fëmijëve sirianë dhe palestinezë.

 

Kohët e fundit , Human Rights Watch njoftoi se më shumë se 1,500 njerëz të cilët kanë ikur nga Siria janë arrestuar në Egjipt. Megjithatë, shumica prej tyre u dëbuan .

 

Që nga rrezimi i presidentit Muhamed Mursi, grusht shteti i Egjiptit po I trajton refugjatët në mënyrë cnjerëzore. Ata po kthehen mbrapsht për në Siri, dhe po arrestohen pa ndonjë arsye. Ndërsa gjatë qeverisjes së Mursit, ata e konsideronin Egjiptin si një shtëpi të dytë, për shkak të politikave lehtësuese që ai nxori për refugjatët. /mesazhi/

Read 11406 times
Published in Islami
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj