Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Mesuesi i vogel

Ne emer te Allahut, te Gjithemeshirshmit, Meshiruesit! MENDIMTARI QE MERITON TE RESPEKTOHET
Edhe pse i mitur, quhej “mesues i vogel.” Ashtu e therrisnin shoket e tij ne shkolle, te bindur ne talentin dhe zgjuarsine e tij. Emrin e ka Visar dhe eshte 12 vjec. Ka arritur deri ne klasen e gjashte. Per disa muaj do ta perfundoje shkollen fillore.1 Ne pese vitet e kaluara ishte nxenes i shkelqyeshem. Allahu xh.sh. i kishte dhuruar atij zell, logjike dhe vendosmeri. Ne klase ishte i qete dhe i terhequr dhe pergjigjej gjithmone me kujdes dhe mencuri kur te tjeret nuk ishin ne gjendje te jepnin pergjigje te drejte. Prandaj, ishte i rendesishem dhe e meritonte respektin.

DJALI I TALENTUAR ESHTE NJERI SI JU
Vertet, ai ishte nje nxenes i mrekullueshem, jo vetem ne ate shkolle, por edhe ne shkollat e tjera te lagjes. Vetem se ai nuk donte te lavderohej per aftesite e veta para te tjereve, por donte
te ishte i thjeshte dhe modest. Nuk deshironte qe ta ngrenin gjer ne qiell. Por thoshte: “Mos u habitni me mua, ngase une jam si ju dhe kam mendje me te cilen mendoj. Sikur edhe ju ta kishit perdorur mendjen tuaj si duhet nuk do te mahniteshit me me mua!” Keto fjale tregonin sesa i zellshem dhe serioz ishte.

ALLAHU KUJDESEJ PER TE
Visari nuk ishte as Pejgamber i derguar prej Allahut xh.sh., se koha e te Derguarve kishte kaluar qe moti, e pas Muhammedit a.s. nuk ka me te Derguar te tjere, e as nuk ishte prej atyre me mrekullira dhe mu’xhize. Per te fliteshin gjera te kendshme neper biseda te neteve te gjata, ne ndejat e lagjeve. Njerezit ishin te mahnitur me te dhe ai gjithnje ishte ne qender te bisedave. Ishte shembull per nxenesit e tjere ne sjellje dhe mesim, sikur te ishte i udhehequr nga kujdesi madheshtor i Allahut xh.sh.

DHE NGA SHERRI I ZILIQARIT
Nena e Visarit ia kishte ndaluar daljen nga shtepia ne menyre qe ta ruaje nga syte e ziliqareve te pameshirshem. Askush, as nga vellezerit e tij nuk ishte i ngjashem me te per nga mencuria dhe sjellja. Babai i tij bile mendonte ta cregjistronte nga shkolla, nga frika se mund t’i ndodhte dicka. Kujdesi prinderor e ndiqte cdokund, ku shkonte ose ku qendronte. Kishin frike se dikush do ta grabiste a do t’i ndodhte ndonje fatkeqesi. A do ta hanin syte e keqinj te ziliqareve?! Babai i tij donte ta njoftonte drejtorin e shkolles per brengen e tij. mirepo nuk e beri. Sikur dicka e ndalonte nga kjo.

MESUESI E MBAN POROSINE
U be mire qe babai i tij nuk veproi ashtu si kishte menduar, sepse ne ditet e ardhshme Visari do te tregonte nje urtesi te madhe ne shkolle. Nga ajo ndodhi mund te nxirret mesim dhe keshille. Kur mesuesi i ri hyri ne klase, i shikoi nxenesit qe te njoftohej me ta. Shikimi iu ndal ne fytyren e kthjellte te Visarit, i cili me buzeqeshje dhe fjale te kendshme i uroi mireseardhjen ne emer te te gjitheve: “Mireseerdhet, zoteri! Me ju do t’i ndajme momentet kete vit. Ju do te na udhehiqni dhe do te na ndriconi rruget e diturise dhe do te na i percillni porosite e diturise me mund dhe sakrifice te madhe. Qe tani iu falenderojme per mundin tuaj te madh ne te ardhmen.”

LARGOJUNI MENDIMEVE TE SEMURA
Mesuesi u ul ne kateder dhe, per cudi, e filloi ligjeraten e tij te pare me shpjegimin e nje filozofie te perzier. Sa me teper qe shpjegonte, aq me shume behej e pakuptueshme. Per kete nxenesit nuk kishin degjuar asgje me pare. Edhe pse e perseriste, ne baze te shikimeve te tyre, shihej se asgje nuk kishin kuptuar. “Shikoni femije, sikur te ekzistonte Zoti, sic thone te paditurit, a nuk do te mund ta shihnim ate? A thua, ai Zot nuk do te paraqitej para syve tane?” Femijet u nemiten, mendjet e tyre te vogla ishin ne dileme!!! Nuk dinin c’te benin. Ta kundershtonin mesuesin apo te mos flisnin asgje? O Zot, meshiro!”

MOSBESIMI ESHTE I PADURUESHEM
Mesuesi nxori nje laps nga xhepi dhe tha: “Te dashur femije, a e shihni kete laps?” Ata u pergjigjen: “Po!” Ai e fshehu ne xhep dhe vazhdoi: “A po e shihni lapsin tani?” U pergjigjen: “Jo!” Atehere tha: “Lapsi nuk ekziston, pasi nuk mund ta shihni! Gjithashtu, as Zoti nuk ekziston – per arsye se nuk e shihni! Me nje fjale; per cdo gje qe nuk e shohim, themi se nuk ekziston. A e kuptuat kete?” Femijet heshten, sikur dikush t’i kishte goditur ne koke. Nuk mund te thonin asnje fjale, edhe pse nuk mund ta pranonin ate qe u thoshte mesuesi
i tyre.

A TE DYSHOHET NE ALLAHUN?
Shikimet e tyre ne ate situate te pakendshme u drejtuan nga Visari. Ai i shpetonte sa here qe ballafaqoheshin me probleme. Te gjithe e dine se Allahu ekziston. eshte dicka qe zemrat e tyre e ndiejne, ne te cilen jane te sigurte. Ate qe ua tha mesuesi, askush gjer me tani nuk ua kishte thene. “Visar, nuk jemi mesuar ta kundershtojme mesuesin, edhe nese gabon! Gjate pese vjeteve te kaluar e kemi konsideruar mesuesin te pagabueshem. Ngrihu, eshte radha jote tani. Te gjithe kane nevoje per vendosmerine tende dhe na fal per heshjen tone, situata eshte e veshtire!”

TE THUASH TE VERTETEN ESHTE TRIMERI
Visari u mendua pak e pastaj iu pergjigj shikimeve te drejtuara nga ai. U ngrit dhe kerkoi leje qe te thote dicka: “Mesues i dashur, a me lejon qe t’u shpjegoj shokeve te mi ate qe thate ju?” Mesuesi u gezua shume dhe perseriti: “Nuk ka Zot, se nuk e shohim, dhe kete jua shpjegova me shembullin e lapsit!” Fjalet e veta i perfundoi duke menduar se ka bere dicka te mire. I dukej se ceshtja ishte shume e thjeshte, se ajo qe ekziston, shihet.

NJERIU MUND TE GABOJE
Visari heshti pak e pastaj e pyeti mesuesin e vet: “A me lejoni mesuesi i nderuar qe te bisedojme per mendimin tuaj?” Mesuesi iu pergjigj: “A ti do te diskutosh me mua?! O bir, gjerat jane shume te qarta! A e ka pare dikush nga ju Zotin? Ose a po e sheh lapsin qe fsheha pak me pare? Une kam te drejte. Ti a e ke pare Zotin?” Visari iu pergjigj: “Ngadale, mesues! Njeriu mund te gaboje, cdo njeri mund te gaboje!” Mesuesi ne menyre nencmuese bertiti: “A po me akuzon se kam gabuar?” Visari ne menyre te qete u pergjigj: “Edhe une
jam nga ata qe gabojne. Njeriu gabon, qofte edhe i rritur ose mesues, kjo nuk eshte turp!”

RESPEKTOJE MENDIMIN E TE TJEREVE
“Mesues i nderuar, ju lutem kuptojeni ate qe ju kam thene. Shembulli juaj me lapsin qe fshehet eshte i gabuar. Lapsi tani gjendet ne xhepin tuaj, ndaj nuk e shohim. Po ashtu, Allahu ekziston, edhe pse Ate nuk e shohim. Ky eshte mendim i gabuar.” Mesuesi filloi te nencmoje Visarin duke i thene: “O bir, a mendon se Zoti ekziston kur nuk e ke pare? A je budalla? Tani ulu ta vazhdojme mesimin!!! Ulu!” Mesuesi mendoi se ceshtja mori fund.

E VERTETA MBI GJITHcKA
Visari e luti mesuesin qe ta vazhdojne dialogun. Mesimi nuk ka kuptim nese nxenesit nuk e kuptojne ate. Tha: “A besoni ju mesues ne cdo gje qe shihni?” Mesuesi e lekundi koken dhe tha: “Po, kjo eshte e logjikshme dhe e vertete!” Visari tha: “A mund te na tregoni mendjen tuaj? Sigurisht se jeni te bindur se jeni i mencur dhe se keni mendje?” Mesuesi heshti, ndersa nxenesit qeshnin. Mendja e mesuesit nuk mund te shihej. Visari vazhdoi: “A mund te themi se nuk keni mend pasi ne nuk e shohim?” Mesuesi u habit. Nuk e shpetoi logjika e tij. Ne fytyren e nxenesve filloi te shiheshin shenjat e kenaqesise.

ZOTIN E NJOHIM ME ANE TE KRIJESAVE TE TIJ
Visari vazhdoi: “Mesues i nderuar, a mund te na tregoni shpirtin tuaj, qe te bindemi se ekziston?” Mesuesi shpertheu nga hidherimi dhe tha: Nuk eshte e logjikshme!… Mendja dhe shpirti nuk mund te shihen, por i shohim shenjat e tyre… A je mendjelehte?!” Buzeqeshja e mesuesit ishte e tharte. Visari iu pergjigj: “Shpirti mendja … ajri… jane ndodhi qe nuk mund t’i shohim, por shohim shenjat e tyre, me ane te te cilave perfundojme se ato ekzsitojne… Zoti gjithashtu!” Ne ate moment zerat pushuan dhe u degjua zeri i muezinit: “Deshmoj se nuk ka Zot tjeter vec Allahut!!!” Ne keto momente te qetesise mesuesi e lekundi koken dhe tha: “Dhe une deshmoj se nuk ka Zot tjeter vec Allahut!!!”

MESIMET E TREGIMIT
1. Nxenesi i mencur dhe mendjemprehte nuk duhet te mahnitet me veten e ta ule vleren e shokeve te vet, por duhet te thote si Visari: “Mos qendroni te habitur, une jam si
ju.” 2. Nxenesi duhet ta prese mesuesin ashtu sic i ka hije kur mesuesi hyn ne klase, sic bente Visari. 3. Nuk mund te thuhet se cdo gje qe nuk mund ta shohim nuk ekziston. Ne i shohim shenjat e fuqise magnetike, por ate nuk e shohim, edhe pse ajo ekziston, sepse i shohim shenjat e saj. 4. Allahun e njohim ne baze te shenjave te Tij, gjurmeve dhe krijesave te Tij, e sidomos kur shikojme yjet dhe kozmosin. E tere kjo na jep te kuptojme se Ai eshte Krijuesi i Lartesuar. 5. Muslimani eshte i detyruar t’i drejtohet me urtesi, ne menyre te bukur dhe me plot dituri atij qe e degjon ose e sheh duke share shan Allahun ose fene dhe duke i refuzuar ato. 6. Mesuesi nuk eshte i pagabueshem dhe mund te gaboje dhe nxenesi duhet ta permiresoje ate ne menyre me te mire, e sidomos kur mesuesi kerkon nga ai te beje ate qe eshte ne kundershtim me Allahun xh.sh. 7. Muslimani duhet te jete i durueshem dhe i qendrueshem ne udhezimin e te tjereve, si
Visari, i cili e nderpreu biseden me mesuesin e pastaj ne menyre te qete ia tregoi te verteten, edhe pse mesuesi e perqeshte. 8. Ai qe kupton te verteten nuk duhet te tregoje mendjemadhesi, por duhet t’i kthehet se vertetes, sic beri mesuesi, dhe te pendohet tek Allahu xh.sh. 9. Shpirtin dhe mendjen nuk e shohim, edhe pse e besojme ekzistimin e tyre, per arsye se i shohim gjurmet e tyre, e ato jane krijesa te Allahut. Atehere, si mund te mos e besojme Allahun, kur i shohim krijesat e Tij? 10. Ai qe deshiron ta pranoje Islamin, le te shqiptoje keto fjale: “Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden resulullah”, te kete besim te forte dhe te punoje sipas rregullave te Islamit, sic besoi mesuesi kur e verteta iu be e qarte.

Read 5585 times
Published in Fëmijët
Rate this item
(0 votes)
More in this category: E ke parë Zotin ? »
Login to post comments

Reklama e juaj