Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Halifi i dytë i muslimanëve Omer ibn El-Hattabi r.a.

Omer r.a. i përkiste fisi Kureish. Ai  ishte një luftëtarë i madh  dhe njeri i guximshëm. Ai ishte një nga të paktët njerëz në Meke që dinin shkrim dhe leximin. Kur zbriti Islami, dhe filloi Muhammedi a.s të thërras në teuhid (në All-llah) filluan njerëzit e Mekkes ta pranojnë Islam, mirëpo 

Omeri  e refuzoi Islamin bile edhe ishte armik i përbetuar i Islamit dhe i Profetit a.s. Ai edhe i  maltretonte muslimanët në çdo rast. Kurejshitet pa nderpre sulmonin dhe maltretoni muslimanet edhe duke i mbytur ata, ndersa numri i muslimanëve vetëm shtohej nga dita në ditë. Një ditë  Kurejshët bënë një mbledhje për të vrarë  Profetin a.s.. Omeri  vendosi që ai ta vrasë Profetin a.s.. Kur ai po ecte drejt rrugës më shpatë në dorën e tij ai takoi Sa’d Ebi Vekas i cili e pyeti se ku po shkonte. Omeri i tergoi se po shkonte për të vrarë Profetin a.s. . Sa’di i tha: “Në fillim kujdesu për familjen tënde, motra dhe dhëndrri  juaj kanë pranuar Islamin”  Kur dëgjoi këtë Omeri shkoi drejt të shtëpia e motrës së tij. Kur Omeri po i binte derës, ata të dy ishin duke lëxuar Kur’an. Motra e tij Fatimja kur dëgjoi zërin e Omerit u friksua shumë dhe vrapoi që ta fshehte pjesën e Kuranit që po lexonte. Kur Omeri hyri brënda në shtëpi menjëherë e kuptoi që ata dy me të vërtetë kishin pranuar Islamin. Ju versul dhe filloi ta rrahë dhëndrrin, motra e tij ndërhyri por ai e goditi atë shumë në fytyrë saqë u mbulua me gjak. Pas kësaj Fatimja i tha Omerit “Bën çfarë të duash ne e kemi vendosur që të vdesim musliman” Omeri u turpërua nga gjesti i tij sepse Fatimes i rridhte gjaku në fytyrë. U ul dhe i tha Fatimes që t’ia jap fletët e Kur’anit. Ajo refuzoi duke i  thënë :  “Ju nuk mund ta prekni atë pa u pastruar”. Omeri shkoi dhe e pastroi tërë  trupin e tij dhe pastaj u kthy duke kërkuar Kur’anin. Fatijma ja dha një pjesë të sures Taha, ku ai lexoi ajetin : “Vërtet, vetëm unë jam Allahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.” Omeri tha :  “Sigurisht që kjo është Fjala e Allahut ”. Pastaj kërkoi të shkoi  tek Muhamedi a.s.  Kur dëgjoi këtë Kaba r.a  i cili ishte i fshehur, doli jashtë dhe tha, “O Omer ! Më vjen mirë për ty, u pranua lutja e Profetit a.s i cili e tha mbrëmë. Ai ju lut Allahut “O Allah, të lutem forcoje Islamin më shumë  më Omer Ibn El-Hattabit ose Omer Ibn Hisham”. Omeri pastaj shkoi tek Profeti a.s. Kur e pa Profeti a.s e pyeti: “Omer, çfarë të solli këtu ?” Ai ju përgjigj: “Unë kam ardhur këtu për të pranuar Islamin “. Kur dëgjuan këtë muslimanët u gëzuan pa masë duke brohoritur “Allahu Akbar” (Allahu është më i madhi). Kur  Omeri r.a e kishte pranuar Islamin ishte  një goditje e madhe për moralin e jobesimtarëve. Një kohë disa muslimanë e mbanin msheftë besimin e tyre, sepse kishin   frikë nga jobesimtarët.  Muslimanët nuk kishin më mundësi të vazhdojnë thirrjen në qytetin e Mekës. Më urdhërin e Muhamedit a.s. u shprëngulën se pari në Abisini (Etiopi) e pastaj në Medinë. Derisa muslimanët tjerë shprenguleshin feshehurazi, Omeri r.a. u shprengul haptazi. Omeri r.a. ne momentin e shprënguljes shkoi në Qabe bëri tavaf, fali dy rekate namaz dhe iu drejtua mekasve: “Cili prej jush don që nëna t’i mbetet pa djalë, djali pa babë, e gruaja e vejë, le të më dalë këtu përpara!” Pas këtyre fjaleve Omeri r.a. u largua  prej këtij vendi; por askush nuk guxoi ta ndjekë.Omeri r.a. në Medinë mori pjesë  në të gjitha luftrat: në Bedr, Uhud, Ahzab, Hajber, Huejn etj.  Omeri r.a. kur u bë halif veproi ashtu siç mendonte Ebu Bekri r.a., që ai do të bëhej i urtë. Ai ishte njeriu më i varfër i shtetit. Të hollat e shtetin nuk i quante të tiat, por të popullit. Prandaj hante aq pak sa nuk mund të paramendohej, vishej aq me modesti , sa smund të mendohej. Ky veprim i tij i habiste jo vetëm muslimanët por edhe jomuslimanët, i cili kur shkoi për ti pranuar çelsat e Jeruzalemit, teshat i kishte në shtatë vende të arnuara. Profeti a.s.  e donte shumë Omerin r.a,  disa hatdithe që tha Pejgamberi a.s. për Omerinr.a.: “O bir i Hattabit, pasha All-llahun në dorë të cilit është shpirti im, kudo që të sheh shejtani ty e lë rrugën dhe kalon në rugën tjetër”.

“Sikur pas meje të vinte ndonjë pejgamberi ai do të ishte Omeri, i biri i Hattabit.”

“Unë i pashë si ikin prej Omerit shejtanët e njerëzve dhe të xhinnëve.”

“Pa dyshim All-llahu në gjuhën e Omerit vendosi të vërtetën, të cilën ai e flet!”

“Omeri është drita e banorëve të Xhennetit!”

“Derisa në mesi tuaj jeton ky njeri, dera e përçarjes do të jetë e mbyllur.”

Xhibrili a.s.  erdhi të pejgamberi a.s. dhe i tha: “Bëji të fala Omerit e thuaj: Hidhërimi i tij është vlerë, kënaqësia e tij është vendim!” Pejgamberi a.s. thotë: “Nuk ka asnjë melek në qiell që nuk e nderon Omerin, nuk ka asnjë shejtan në tokë që nuk ja ka frikën atij!”

“Islami do të vajtojë vdekjen e Omerit!”

“Kush hidhërohet me Omerin, është hidheruar me mua, kush e do Omerin me do edhe mua. Pa dyshim se All-llahu natën e Arifës lavdërohet më të gjithë njerëzit në përgjithësi e posaçerisht me Omerin. All-llahu nuk dergoi asnjë pejngamber e në popullin e tij të mos ketë “një të sinqertë”. Në mesin e ummetit tim njëri prej tyre është Omeri.” I thanë çdo të thotë i sinqertë? Pejgamberi a.s. tha: “Person me gjuhën e të cilit flasin melekët.”

Mjafton vetëm këto fjalë të Pejgamberit a.s. për Omerin r.a. që të kuptojmë se kush ishte ky njeri aq i madh. Në ditët e fundit të vitit 23 hixhri i bëhet atentat Omerit r.a. prej Ebu Lu’lulit, ende pa e kryrë namazin e sabahut. Tha: “O Zot, a e kreva obligimin?”

Pas kësaj i kthehet birit të vet dhe e pytë: “O Abdullah mua kush me vrau?”Ai përgjgjët: “Ebu Lu’lui”. Omeri r.a. e falënderoi All-llahun që Ebu Lu’lui nuk ishte musliman dhe tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut që mua me vrau njeri, koka e të cilit bile njëherë nuk ka ra në sexhde”. Kështu u plotësua thënja e Muhammedit a.s. për Omerin r.a. se do të bie shehid. All-llahu Fuqiplotë qoftë i kënaqur me Omerin dhe ja pranoftë  shehidllëkun.

Read 4128 times
Published in Fëmijët
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj