Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Halifi i katërt i muslimanëve Ali bin ebu Talib r.a.

Ali ibën Ebi Talib  është djali i xhaxhait të Muhammedit a.s.. Aliu r.a. është i pari djalosh që ka përqafuar Islamin. Kur zbriti Islami, Aliu r.a. kishte nëntë vjet. Në moshë të re Pejgamberi kishte mbetur jetim, pa të dy prindërit, më vonë i vdiq edhe gjyshi i cili përkujdesej për të. Gjyshi i

Pejgamberit a.s., Abdul Mutalibi para vdekjes ia la birit te vet amanet Ebu Talibit (babait të Aliut r.a.) që të përkujdeset për Muhammedin a.s. Kur ka lindur Aliu r.a., Pejgamberi a.s. ishte i pamvarur, kishte grua dhe fëmijë. Xhaxhai i Pejgamberit a.s., Ebu Talibi kishte një familje të madhe me shumë fëmijë dhe ishte shumë i varfër. Nga gjendja e vështirë vendosi që Aliun ta dergoi tek Muhammedi a.s. për përkujdesje, kështu në mes Aliut dhe Muhammedit a.s. kishte një lidhje të ngushtë, e më vonë para hixhretit Pejgamberi a.s. Aliu r.a. e  martoi me Fatimen, bijën e vet, e cila i lindi dy djem; Hasanin dhe Husejnin dhe dy vajza; Zejneben dhe Ummi Kulthumin. Aliu r.a. u rrit dhe u edukua në shtëpinë e Muhammedit a.s., ku fitoi një edukate të mirë dhe të pashëmbullt. Një ditë Aliu hyri në dhomen e Pejgamberit a.s. ku ishte Pejgamberi a.s. bashk me Hatixhen r.a. duke falur namaz. Djaloshi nëntë vjeqar, kur i pa Pejgamberin a.s. dhe gruan e tij që kishir ra me ballë për tokë u habit. Kur përfundoi namazi, ai e pyeti Pejgambein a.s. se çka ishin ato veprime te reja? Pejgamberi a.s. ju përgjigj duke i thënë: “Ju lutem All-llahut, të vetmit Zot, dhe të kisha këshilluar që edhe ti të veprosh kështu. Të mos adhurosh Latin dhe Uzanë (idhuj që adhureheshin nga Mekasit në atë kohë), dhe asnjë idhulli tjetër.” Aliu i habitur tha: “Një gjë të tillë se kam degjuar kurrë më parë. Se pari do të konsultohem më babain tim pastaj të jap përgjigjëje për këtë.” Pas pak djaloshi u kthy tek Pejgamberi a.s.. Pejgamberi a.s. e  pyeti:  “A ishe tek babai yt?” Ai u përgjigjë: “All-llahu nuk e ka pytur babain tim kur e ka krijuar, pse ta pysë unë babain tim që ta adhuroi All-llahun?” Këtu shifet një mendjemprehtësi e këtij djaloshi i cili më vonë do të bëhet dijetar i madh dhe luftëtar trim. Pejgamberi a.s. në një hadith thotë: “Unë jam qyteti i diturisë kurse Aliu është portë e atij qyteti.”

Në luftën e Bedrit e cila u zhvillua më 624 Kurejshitet kërkuan dyluftim me muslimanët, ata zgjodhen tre luftarë me të zgjedhur nga ana e tyre. Ali ibn Ebu Talibi r.a. është ai i cili doli në dyluftim me Velid ibn Utbe bin Rebi’an. Në dyluftim mbyti dy prej tyre. Kur e pyeti Muaviu Dararin që t’ia përshkruaj Aliun r.a., Darar bin Damra e përshkruan Aliun r.a. kështu: “Ai largohej prej kësaj bote dhe zbukurimeve të saj, natën dhe errësirën e saj e shoqëronte me namaz (falje). Vall-llahi ishte një njeri që derdhte lot, rrinte në kujtime, pendohej dhe mërzitej, e qortonte veten, e pëlqente teshën e ashpër, ushqimin e thatë. Vall-llahi ishte si çdonjëri prej nesh, përgjigjej kur e pyetnim, na priste i pari me përshëndetje kur i shkonim, na vinte kur e ftonim”. Trimëria dhe guximi i tij nuk harrohet. Ishte ai i cili pranoi urdhërin e Muhammedit a.s., që të mbetet në shtëpinë e tij dhe të kryejë disa obligime që ia dha Muhammedi a.s. Kjo ngjau me rastin e shpërnguljes së Muhammedit a.s. me Ebu Bekrin r.a. për në Medine (Hixhret). Nuk u frikësua nga mushrikët idhujtarë, sepse trimëria dhe besimi- Imani i Aliut r.a., ndaj All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, ishte  i fortë.  Edhe Aliu r.a. ishte i përgezuar me Xhennet nga Pejgamberi a.s. dhe i paralajmruar me shehidllëk. Në  vitin 661 Aliu r.a. duke shkuar herët në mëngjes për të falur namazin e sabahut e godet një harixhinj, Abdurrahman ibën Muldehem me shpatën e tij të helmosur prej së cilës vdes pas dy ditëve më 17 të muajit Ramazan. All-llahu ia pranoftë shehidllëkun.

http://home.wanadoo.nl/ajsha/

Read 4982 times
Published in Fëmijët
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj