më të ri ti takojë 1/9-ta e numrit total të Deveve.”
Pas vdekjes së tij kur të afërmit lexuan testamentin që kishte lënë, mbetën tepër të hutuar dhe i thanë njëri tjetrit se si mund ti ndajmë 17 deve në këtë mënyrë.
Kështu që pas një kohe të gjatë diskutimi ata vendosën se gjendej vetëm një njeri në Arabi i cili do mund ti ndihmonte për zgjidhjen e kësaj qështjeje: “Imam Aliu r.a.”
Kështu që të gjithë shkuan tek dera e Imam Aliut r.a. dhe ia shtruan problemin që kishin.
Imam Aliu r.a. tha, “Mirë, unë do ti ndaj devet sipas dëshirës së njeriut.”
Imam Aliu r.a. tha, “Unë do të shtoj edhe një deve timen e që numri total do të jetë 18 (17+1=18), tani le ti ndajmë sipas dëshirës së tij.”
Djali më i madh merr 1/2 nga 18 = 9
Djali i dytë merr 1/3 nga 18 = 6
Dhe më i riu merr 1/9 nga 18 = 2
Tani numri total i deveve është =17 (9+6+2=17)
Pastaj Imam Aliu r.a. tha, “Tani do ta kthej prapa deven time.”