Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Një person hyn në xhami për të falur jacinë, por nuk e ka falur akshamin, çfarë duhet të bëjë?

namazi ne xhami

Pyetja : Një person hyn në xhami për të falur jacinë, por nuk e ka falur akshamin, çfarë duhet të bëjë?

Përgjigje: “Nëse hyn në xhami dhe jacia është duke u falur, pastaj kujtohesh se nuk e ke falur akshamin, atëherë i bashkangjitesh xhematit me nijetin për të falur akshamin.

Kur të ngrihet imami në rekatin e katërt, ti rri ulur në të tretin, e pret imamin dhe pastaj jep selam bashkë me të. Po ashtu lejohet të japësh selam në të tretin, pastaj i bashkohesh imamit përsëri me nijetin e jacisë.

Nuk prish punë nijeti i ndryshëm mes imamit dhe xhematit sipas mendimit më të drejtë.

Po ashtu nëse e fal akshamin vetëm dhe pastaj i bashkangjitesh imamit për namazin e jacisë –aty ku të arrish- po ashtu nuk prish punë.”

“Kushtet e Fesë” Shejh Muhamed ibn Salih El-Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

Read 4894 times Last modified on E premte, 09 Mars 2018 13:27
Published in Pyetje&përgjigje
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj