Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Rrëfimi i Vajzës nga Serbia e cila pranoi Islamin

 

Tërë jetën me interes e kam shikuar Islamin dhe muslimanët, porse atëherë nuk e dija arsyen. Kohë pas kohe lexoja për Islamin, por përkundër interesimit tim, dija ime përkitazi me të ishte shumë e pakët. Dhurata të cilën më së tepërmi e dëshiroja në atë kohë, ishte Kur’ani, mirëpo askush në rrethinën time nuk e kishte atë.

 

Ndërsa, literatura islame në Serbi është shumë vështirë të gjendet. Mirëpo, më në fund e gjeta Kur’anin në një librari, por ishte në gjuhën angleze. Pasi që në atë kohë isha në studime dhe nuk kisha aq kohë t’i kushtoja përkthimit, vendosa që me Kur’anin dhe Islamin të merrem pas përfundimit të studimeve dhe kur të gjeja më shumë kohë të lirë. Por, fati ishte ndryshe.

 

Fillova ta përdorë internetin dhe në atë mënyrë arrita tek dituria. Sa më tepër që lexoja, aq më shumë mu bënte e qartë se pse më parë aq shumë e çmoja Islamin edhe pse kisha shumë pak njohuri rreth tij. Kuptova se disa gjëra që i bënin muslimanët i kisha bërë edhe unë derisa isha e krishtere. Njëra nga këto gjëra është se çdo herë kam besuar vetëm në një Zot dhe se gjithmonë e kam lutur vetëm Atë, për dallim nga të krishterët të cilët i luten shenjtorëve.

 

Sa më shumë që lexoja, gjithnjë e më tepër e kuptoja se Islami është rruga e vetme e drejtë dhe pa menduar shumë se çfarë do të ndodhë më tutje, falë Zotit, shqiptova shehadetin, e vetmuar në dhomën time para më se dy vjetësh. U bëra muslimane, edhe pse asnjëherë në jetë nuk e kisha dëgjuar ezanin drejtpërdrejt, nuk kisha hyrë më parë në xhami dhe nuk e kisha njohur ndonjë musliman, praktikues të fesë.

 

Tash pas dy vjetëve kur e shikoj të kaluarën, mund të them se rrethi im në Serbi ka ndikuar shumë tek unë që ta pranojë Islamin. Sidomos rinia, e cila bën një jetë pa kurrfarë qëllimi, një jetë të mbushur me kënaqësi të shkurta të kësaj bote. Këtë, unë nuk e dëshiroja për vete, dëshiroja diçka më shumë, e këtë gjë ma ofroi Islami. Kam pasur për qëllim ta shqiptoja shehadetin edhe para dëshmitarëve dhe këtë gjë e bëra në Sarajevë. Në fillim, me siguri sikurse çdo person tjetër që pranon Islamin, kam qenë plot vullnet dhe energji, mirëpo sot e vërteta është mjaft ndryshe…

 

U bën dy vjet prej që kam pranuar Islamin dhe edhe më tutje jetoj pa xhemat, e rrethuar nga njerëz që bëjnë jetë krejtësisht ndryshe nga ajo imja. Nuk kam mundësi të bëjë hixhret (shpërngulje për hir të Zotit). Kjo, në masë të madhe ndikon në mua dhe në imanin tim, i cili nuk mund të krahasohet me atë që kam pasur në fillim të Islamit tim. Është shumë vështirë të jetosh një mënyrë të jetës, e të dëshirosh një tjetër. Është vështirë të jesh e pambuluar, është vështirë kur nuk ke shoqëri që të ngjan ty, është vështirë kur nuk gjen punë hallall…

Lus Allahun e Lartësuar që të më bëjë të fortë dhe të ma mundësojë të dalë nga kjo situatë e vështirë. Po ashtu, e lus Atë që t’i udhëzojë në rrugën e drejtë të afërmit e mi dhe sa më tepër njerëz nga rrethina ime.

Read 1225 times
Published in Konvertime
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj