Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Ribotohet libri “Perlat e urtësisë”, me autorë Prim.dr.med.se. Ali Iljazi

Për shkak të interesimit të lexuesve, këto ditë është ribotuar libri më i ri i Dr. Ali Iljazit me titull "Perlat e urtësisë".

I njohur për arritjet e tij në fushën e mjekësisë e shkencës si dhe të teologjisë, IIjazi i është përkushtuar edhe botimit të librave.

Ky është libri i 32 me radhë dhe është i pari i këtij lloji ku janë përfshirë dijetarët e shquar të Islamit dhe mesazhet e tyre.

Në librin "Perlat e urtësisë", dr. Ali Iljazi ka përmbledhur vetëm disa nga margaritarët nga deti i pafund i urtësive të njerëzve të devotshëm, të cilat rrezatojnë si shkëndija horizontin e intelektit njerëzor, duke ushqyer atë dhe duke i dhënë një dimension të gjerë për tu ballafaquar me problemet që paraqiten gjatë jetës së njeriut. "Leximi i librit tek lexuesi krijon pozitivitet, relaksim dhe qetësi shpirti që kemi nevojë të madhe në përditshmërinë tonë" ka thënë IIjazi.

Librin e ka botuar shoqata kulturore Zëri ynë ndërsa recensent dhe redaktor është Muhamet Kajolli.

Dr Ali llazi, specialist internist-pulmolog dy vite me radhë ishte dekan dhe ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Fehmi Agani. Për punën e palodhshme 40 vjeçare dhe kontributin në mjekësi u dekorua me Medaljen e meritave për popull, mirënjohjen publike të qytetarit të meritua të Gjakovës e mirënjohje tjera./gjakovapress/

Read 263 times
Published in Islami
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj