Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Supë me karrota dhe xhinxher, receta e pagabueshme e vjeshtës

Supë me karrota dhe xhinxher, receta e pagabueshme e vjeshtës.

Përbërësit:

2 qepë të vogla

2 cm xhinxher

500 gr karrota

2 lugë gjelle vaj ulliri

700 ml lëng perimesh (karrote apo domate)

½ limon

50 gr ajkë

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere kaverdisim qepën sa  të tretet pak dhe shtojmë xhinxherin në feta të holla, karrotat e prera shumë hollë, pastaj i trazojmë për dy minuta.

Shtojmë lëngun e perimeve, pak kripë dhe i lëmë perimet të ziejnë për 20 minuta.

Më pas përziejmë supën mirë në blender, rregullojmë shijen me pak lëng limoni dhe shërbejmë supën duke vendosur 1 lugë çaji ajkë për çdo racion.

Read 716 times
Published in Kuzhina për motrat
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj