Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Dituria me gjashtë fjalë!!

 

bariuIsai alejhis-selam kishte takuar një bari delesh në shkretëtirë dhe i kishte thënë: “O njeri, e kalove jetën duke qenë rojtar-bari në shkretëtirë. Sikur ta kishe kaluar jetën duke kërkuar dituri, do të ishte më mirë për ty!”

 

 

Rojtari i tha: ” O Pejgamber i Allahut, nga dituria i kam mësuar gjashtë gjëra (mesele) dhe i praktikoj shumicën e tyre, e ato janë:

 

Çështja e parë: derisa të ekzistojë hallalli, nuk do të ha haram!

 

Çështja e dytë: derisa të ekzistojë drejtësia, nuk do të gënjej.

 

Çështja e tretë: derisa ti shoh të metat-mëkatet e mia, nuk do të merrem me të metat e të tjerëve.

 

Çështja e katërt: përderisa shejatni nuk ka vdekur, nuk do të jem i sigurt prej tij.

 

Çështja e pestë: derisa arkën e Allahut xh.sh. po e shoh se është plotë, nuk do t’i drejtohem arkave të krijesave.

 

Çështja e gjashtë: derisa nuk i shoh këmbët e mia të më shpijnë drejt Xhennetit, nuk jam i sigurt se do t’i shpëtoj zjarrit të Xhehennemit.”

 

Isai alejhis-selam i tha: “Kjo është dituria e të parëve dhe të mbramëve, paske lexuar dhe e paske ruajtur këtë dituri.”

Read 13975 times Last modified on E shtunë, 23 Nandor 2013 20:10
Published in Tregime Islame
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj