Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Tregim i dobishëm: Surja si mehr

Hiba Ammar shkruan: Kur babai im i propozoi martesë nënës sime, si dhuratë të kurorës (mehr) vendosi t’ia dhuroj suren Ali Imran, të cilën e kishte mësuar përmendësh.

Kur burri im më propozoi martesë, babi im në vend të mehrit kërkoi nga ai ta mësoj përmendësh një sure nga Kurani. Ai tha se nuk do të ketë martesë deri sa unë të marrë mehrin time.
Babai më tha që ta zgjedh suren. Unë zgjodha suren Nur.
Krahas ajeteve të bukura që gjenden në këtë sure, mua m’u duk pak i vështirë mësimi i saj, sepse burri im kishte detyrime të shumta paramartesore, por për befasi, ai ia doli që brenda një muajit ta mëson tërë suren.
Disa ditë para dasmës, burri im erdhi në shtëpinë tonë që t’ma "dhuron mehrin" duke e lexuar suren para babait tim. Babai i tha se nëse bën ndonjë gabim, duhet të kthehet dhe të fillojë nga fillimi, derisa ta lexojë gjithë suren pa asnjë gabim .
Burri im, me zërin e tij të butë dhe të bukur, filloi të lexoj suren Nur. Atë moment nuk do ta harroj kurrë. Unë dhe nëna ime u shikuam me buzëqeshje duke menduar se burri im do të bëj ndonjë gabim dhe të filloj nga e para, dhe kështu të rrit përpjekjet dhe shpërblimin e tij.
Megjithatë burri im, i lutem Allahut që ta shpërblej, e kishte mësuar aq mirë sa që asnjë ajet nuk e kishte harruar.
Pasi e përfundoi, baba iu afrua, e përqafoi dhe ai tha: "Sot, unë do ta martoj vajzën time për ty, pasi që e përmbushe mehrin dhe premtimin tënd ndaj meje."
Burri im nuk e pagoi mehrin me para. Ai nuk më bleu dhurata nga ari. Por, mua më mjaftuan fjalët e Allahut në vend të betimit/kontratës mes nesh.
Sot, unë pyes veten: "A thua cilën sure do ta zgjedhë vajza ime në vend të mehrit?"

Read 1052 times
Published in Tregime Islame
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj