Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

KOMF dënon ashpër vrasjen e nxënësit në Mitrovicë

E marte 28 Janar 2014 19:22

Koalicioni i OJQ- ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, dënon ashpër vrasjen e nxënësit, të identifikuar në media si A. S, në oborrin e shkollës se mesme teknike “Arkitekt Sinani”, në Mitrovicë.

 

“Kjo është hera e dytë brenda muajit janar, që ndodhin vrasje të nxënësve brenda hapësirave shkollore. Rastet e tilla janë të pafalshme andaj KOMF kërkon nga institucionet relevante shtetërore të marrin urgjentisht masa parandaluese ndaj këtyre rasteve”, thuhet në reagimin e KOMF.

 

KOMF po ashtu shpreh zhgënjimin e thellë me nivelin e sigurisë në institucionet publike arsimore si dhe reagon ndaj neglizhencës së institucioneve publike ndaj këtyre rasteve.

 

Ndërsa, u bën thirrje të gjitha instancave përgjegjëse dhe veçanërisht Ministrisë së Punëve të Brendshme që të rrisë menjëherë dhe në mënyrë të padiskutueshme nivelin e sigurisë si në ambientet e shkollave dhe përreth.

Read 750 times
Published in nga Kosova
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj