Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Kim Mehmeti: Evropa shpërbleu `kriminelët`

 

Sipas Kim Mehmetit, publicistit të njohur shqiptar nga Maqedonia përderisa nuk rritesh e nuk bëhesh luan, përderisa nuk i bashkon forcat brenda vëllazërisë tënde, mos pritë të të respektojnë hienat!

E premte 24 Tetor 2014 14:55

Lexojeni të plotë postimin e Mehmetit në Facebook:

 

Në emër të popullit serb u bënë krime nga më shtazaraket në Ballkan. Barku i tokës serbe ende është përplot me kufoma të shqiptarëve të pafajshëm.

 

Por Serbia sot zhvillon bisedime për anëtarësim në BE, ndërkaq viktimave të saja - kosovarëve e boshnjakëve - u pamundësohet lëvizja e lire nëpër kontinentin ku jetojnë.

 

Andaj, mos vallë ne pritëm që Evropa ta ndëshkojë Serbinë shkaku i ‘kalamajve’ që dhunojnë futbollistët shqiptarë dhe hapur shpalosin amanetin e të parëve të tyre - shfarosjen e shqiptarëve!?

 

Por megjithatë, ne le të vazhdojmë të garojmë me të gjithë, në të gjitha disiplinat sportive, por jo edhe në ‘disiplinën” e racizmit dhe urrejtjes ndaj të tjerëve, ku mbase serbet edhe gjatë kohë do mbeten aty ku janë – kampion evropian të urrejtjes ndaj të gjithëve që janë jashtë vëllazërisë sllavo-ortodokse!

 

E në ndërkohë, ne le të kthjellemi dhe le ta kuptojmë drejtë kërkesën e BE-së që ne ballkanasit të ndërtojmë shtete të së drejtës, e cila në brendi ka edhe porosinë e pashkruar që gjithmonë ka qenë bosht i drejtësisë së këtij kontinenti: përderisa nuk rritesh e nuk bëhesh luan, përderisa nuk i bashkon forcat brenda vëllazërisë tënde, mos pritë të të respektojnë hien.

Read 1384 times
Published in nga Maqedonia
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj