Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Kur Monica bëhet Rahima

Pranon islamin ylli bollyvudian

Publikuar me: 1 Qershor, 2014 |

Aktorja nga India jugore Monica, me 30 maj 2014 duke mbajtur një konferencë për media, në mënyrë publike njoftoi kalimin e saj në Islam. Monica karierën e saj filmike e ka filluar qysh në fëmijëri dhe deri tani ka luajtur në 70 filma, njofton islambosna.

 

Edhe prindërit e Monicës Maruti Raj dhe Gracy gjithashtu ishin në konferencën për media ku Monica e ndërroi edhe emrin në M.G. Rahima (M sipas emrit të babës ndërsa G sipas nënës).

 

Ajo thotë se ka filluar ngadalë të pranojë mësimet mbi islamin pas vitit 2010 ndërsa vetëm tani vendosi të shpall publikisht për t’i shmangur ofertat për role në filma dhe të sqaroj dyshimet

 

“Në islam nuk kam kaluar për shkak se jam dashuruar apo për shkak të parave, nuk jam person i tillë. Islamin e kam pranuar për shkak se u dashurova në parimet islame. Si edhe shumë të tjerë mendoja se islami është një fe ekstremiste. Mirëpo tani kam gjetur paqen në Islam, ka thënë ajo.

 

Monica nuk është ylli i vetëm bollyvudian që ka pranuar Islamin. Më herët këtë e bëri edhe kompozitori i njohur tamil Yuvan Shankar Raja.

 

(Breziiri)

Read 10804 times Last modified on E diel, 01 Qershor 2014 11:12
Published in Konvertime
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj