Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Stephanie Kurlow, konvertohet në Islam dhe bëhet balerina e parë me hixhab

Stephanie Kurlow është një 14-vjeçare nga Australia, e cila në vitin 2010, bashkë me babanë (australian), nënën (ruse) dhe dy vëllezërit e saj, u konvertua në Islam. Për më tepër, Stephanie është balerinë, e cila nuk dëshiron që bartja e hixhabit ta parandaloj rrugëtimin e saj artistik.

"Për mua hixhabi është shumë i rëndësishëm, sepse është pjesë e imja dhe paraqet fenë time të bukur të cilën unë e dua. Nëse njerëzit kanë të drejtë të zhvishen, atëherë edhe unë kam të drejtë të vishem, ndërsa hixhabi është shprehje e dashurisë sime ndaj Krijuesit dhe e mbulon trupin tim, por jo edhe mendjen, zemrën dhe talentin tim", thotë tinejxherja australiane.

Ajo u frymëzua nga shumë femra tjera muslimane, që nuk i kanë kufizuar ëndrrat e tyre. "E gjithë ajo që unë dua është që të ndjek bukurinë e artit të baletit dhe të frymëzojë të rinjtë tjerë, të cilët për shkak të veshjes, bindjeve fetare apo mungesës së mundësive ndoshta nuk mund të kenë mjaft vetëbesim për të ndjekur ëndrrat e tyre. Unë dua që këta të rinj të kenë mundësi, e sidomos të rinjtë që mendojnë se nuk është e mundur t’i realizojnë ëndrrat e tyre për shkak të presionit nga fobitë e shumta dhe racizmit në shoqëri ", thotë Stephanie.
Me balet merret që nga mosha dy vjeçare. Dëshira e saj është që një ditë të bëhet balerinë profesionale. Stephanie ka nisur një fushatë për realizimin e ëndrrës së saj, por edhe t’i ndihmoj të rinjtë tjerë, me qëllim të parandalimit të diskriminimit në shoqëri. "Kam planifikuar të bashkoj botën duke u bërë balerina e parë muslimane dhe në këtë mënyrë t’i frymëzoj të tjerët", thotë Stephanie, e cili është duke u përpjekur t’i mbledh dhjetë mijë dollarë, të cilat i nevojiten për t’i mbuluar shpenzimet e shkollimit, pajisjet dhe konkurset për një vit.
Megjithatë, ëndrra e saj nuk ndalet këtu. Ai dëshiron të hapë një shkollë baleti, e cila do t’i mbledhë balerinat me prejardhje të ndryshme. "Unë dua të bëhem një balerinë profesionale dhe të marr kualifikimin për hapjen e shkollës për të rinjtë e feve, racave dhe prejardhjeve të ndryshme. Besoj se një ditë fëmijët dhe të rinjtë do të kenë mundësinë të krijojnë dhe të ekzekutojnë, pa sakrifikuar vlerat, bindjet apo pamjet e tyre, dhe fushata ime është një hap më afër për arritjen e këtij qëllimi", thotë Stephanie, e cila për realizimin e planeve ka mbështetjen e të gjithë familjes së saj.

Read 10100 times Last modified on E diel, 21 Shkurt 2016 16:38
Published in Konvertime
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj